Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar një letër homologut të tij shqiptar Ilir Meta me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se synon përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Putin shkruan se kjo do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Mesazhi i plotë:
SHKËLQESISË SË TIJ
- ILIR META,
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë
I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,
Ditës së Flamurit.
Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
VLADIMIR PUTIN
28 nëntor 2017