Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1.6 ton drogë në Greqi/ Kush janë shqiptarët e përfshirë në trafik, policia u bastis banesat

2017/11/29 at 3:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
1.6 ton drogë në Greqi/ Kush janë shqiptarët e përfshirë në trafik, policia u bastis banesat

Pak ditë pas kapjes së gomones me 1.6 tonë kanabis në ujërat e Korfuzit, autoritetet policore shqiptare kanë kryer kontrolle në banesat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar në Greqi si të përfshirë në trafikun e drogës.

Deri më tani janë identifikuar emrat Arban Baxherit nga Saranda, Ervis Çaushajt nga Përmeti si dhe Emiliano Kolës nga Vlora.

Po ashtu dyshohet se pjesë e grupit është edhe një person tjetër me inicialet B. K. nga fshati Zhepovë i Përmetit. Për këtë të fundit ende nuk ka të dhëna të sakta, por policia mësohet se është vënë në kërkim të tij.

Arban Baxheri 32 vjeç që cilësohet si një nga personat kyç në këtë rrjet, është një emër i njohur për policinë e Sarandës. Ai është shoqëruar disa herë për dyshime që lidhen me përfshirjen e tij të trafikun e drogës, por më pas është lënë i lirë.

Nga burime të policisë mësohet se 32-vjeçari është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai është njohur qytetin bregdetar si pronar i një dyqani celularësh, por aktualisht është i papunë dhe në emër të tij nuk rezulton asnjë biznes.

Baxheri u plagos me thikë dhe u godit me shkopinj bejzbolli më 18 Gusht pas një konflikti në qendër të Sarandës pas një prite nga tre persona. Dyshimet edhe për këtë rast kishin të bënin me konfliktet për pazaret e drogës. Pas ngjarjes ai u mjekua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua në Janinë. Për ngajrjen, policia arrestoi tre persona të cilët më pas u lanë të lirë.

Nga kontrolli i kryer nga policia në sistemin TIMS, rezulton që 32-vjeçari të ketë dalë nga Shqipëria me 15 Nëntor të këtij viti duke udhëtuar drejt Greqisë. Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesën e Emiliano Kolës në Vlorë, por nuk janë gjetur të dhëna kompromentuese. Në Përmet Policia ka konstatuar se familja e Ervis Çaushit, nuk jetonte prej kohësh aty dhe madje nuk kishte as banesë në pronësi. Ai dhe familja e tij rezultojnë të jenë larguar në Greqi pak vite më parë. Nga verifikimet nuk rezulton që ata të kenë pasur precedentë penalë në vendin tonë. /tv Klan

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Para
Emri/ Kush është i riu me nënshtetësi gjermane që plagosi policin

Emri/ Kush është i riu me nënshtetësi gjermane që plagosi policin

Veprimet më argëtuese që mund të bëni me Facebook Messenger

Veprimet më argëtuese që mund të bëni me Facebook Messenger

Çfarë ndodh me fëmijën kur bëni seks në shtatzëni? Vjen përgjigja nga doktorët

Çfarë i ndodh fëmijës gjatë seksit në shtatzani, si ndryshon marrëdhënia gjatë 9 muajve?

TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com