Jaeld Çela, Gjergj Kohila, dhe Sokol Bode janë tre oficerët e lartë të policisë, për të cilët u pre ditën e djeshme një urdhër-arrest nga Prokuroria nën akuzën e lidhjeve me bandat dhe trafikun e drogës. Por siç edhe shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, këta tre persona vijojnë ende të mbajnë detyrat përkatëse në rradhët e policisë.
Në njoftimin e MB shkruhet se: “Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë”.
Nga ana tjetër asnjëri prej tyre nuk gjendet nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesa ata nuk rezultojnë asgjëkundi, ndonëse as shkarkimi nga puna nuk është bërë ende zyrtar.