Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk jetohet pa nder! Reportazh në fshatin ku babai vrau vajzën dhe fshehu trupin

2017/11/15 at 12:53 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk jetohet pa nder! Reportazh në fshatin ku babai vrau vajzën dhe fshehu trupin

Të jetosh me nder është një prej kushteve të panegociueshme në fshatrat e Postribës në Shkodër. Të ruash fytyrën dhe të gëzosh respektin e të tjerëve, kërkohet që morali të jetë i pastër, ndryshe fshati të përçmon. Këto zakone të vjetra që trashëgohen edhe sot, çuan deri në vrasjen e 20-vjeçares Afërdita Facaj. Ngjarje kjo e ndodhur në vjeshtën e vitit 1998 në fshatin Drisht. E reja u vra nga babai Brahim Facaj.


74-vjeçari Facaj, i cili vuante dënimin për vrasjen e vajzës së tij ka ndërruar jetë të dielën në reanimacionin e QSUT-së. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e Facaj ka ardhur nga shkaqe natyrale. Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2007, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, ishin autorë të vrasjes së 20-vjeçares. Nënë e një djali të vogël, Afërdita u vra nga ati sepse ishte larguar nga burri i saj në Itali dhe se në shtëpinë e saj në fshatin Drisht shkonte në orët e vona. Babai dyshonte se vajza kishte punuar edhe si prostitutë në vendin fqinj dhe këtë e dinte rrethi familjar dhe banorët e fshatit. 55 vjeç në atë kohë, Brahimi nuk mund të duronte që opinioni në fshat të mos e përfillte për atë çfarë kishte bërë vajza e tij, sepse ashtu ishin rregullat.

Në një prej netëve, kur Afërdita kishte shkuar vonë në shtëpi, një goditje e fortë me hekur pas kokës nga babai i solli vdekjen e menjëhershme. Vajza kishte vendosur që të shkonte sërish në Itali dhe familja e saj nuk e pëlqente këtë gjë, ashtu siç nuk dëshironin të shkonte vonë në banesë. Gruaja e dytë e Brahimit, Nurije Facaj, njerka e Afërditës e ndihmoi bashkëshortin që ta varroste 20 metër pas banesës së vjetër, pa e marrë vesh asnjeri. Do të kalonin 9 vite dhe askush nuk e dinte se 20-vjeçarja ishte vrarë, ndërsa djali i saj i vogël dhe fshati mendonin se Afërdita ishte larguar në Itali pa lënë gjurmë. Brahim Facaj kishte deklaruar në polici se nuk e dinte ku ndodhej e bija e po ashtu kishte përhapur fjalë edhe në fshat se kishte shkuar në Itali dhe se nuk kishin asnjë kontakt me të. Pas 9 vitesh (më 11 mars të vitit 2007) Nurije Facaj e vrarë nga ndërgjegjja për krimin e rëndë shkoi në polici dhe rrëfeu vrasjen nga bashkëshorti dhe se ku ndodheshin eshtrat e Afërditës pas banesës së vjetër e po ashtu edhe detajet tjera se çfarë kishte ndodhur në një nga netët e vjeshtës së vitit 1998. Pas vdekjes së autorit të krimit, Brahim Facaj, “Gazeta Shqiptare” ishte dje në fshatin Drisht. Fqinjët e familjes Facaj e kujtojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur 19 vite më parë, ndërsa janë të rezervuar duke mos pranuar që të flasin shumë, edhe pse e dinë atë histori.

“Është një ngjarje e rëndë që ka ndodhur. Nuk e di çfarë të them, por për kohën bëri bujë. Nuk e di më shumë se çfarë ka ndodhur, sepse është zbuluar vonë. Mua më vjen keq për atë familje, por nganjëherë edhe kushtet ekonomike të çojnë në rrugë të gabuar. Këto janë ngjarje që ndodhin, fatkeqësi”, – tha Sadri Buhaj.

“Nuk dua të futem në këtë histori. Është një ngjarje e vështirë dhe e rëndë për ne dhe familjen. Rreziqet janë, por çdo njeri duhet të dijë të jetojë. Është një ngjarje brenda familjes së tyre dhe unë nuk mund ta di si ka ndodhur dhe s’dua të flas më shumë”, – u shpreh Mustafë Buhaj. Fillimisht Brahim Facaj u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për vrasjen e vajzës së tij dhe fshehjen e krimit, por Apeli e uli dënimin në 20 vite. Ndërsa, bashkëshortja e tij u dënua me 15 vite burg.

Në 11 prill të 2012-ës, Gjykata e Lartë liroi Nurije Facajn duke i dhënë vetëm 5 vite burg, dënim të cilin e kishte kryer që nga 2007-ta kur është arrestuar, ndërsa u la në fuqi dënimi me 20 vite për Brahim Facajn. 74-vjeçari në pamundësi për të përballuar sëmundjen u nda nga jeta në mjediset e QSUT-së në Tiranë. Familja Facaj e aq më tepër djali i viktimës nuk do ta kenë të lehtë ta kapërcejnë këtë vështirësi e ndërsa historinë e trishtë do e kenë një barrë në shpirt./G.Sh.



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

4 Korrik, 2026 9:58 am
Para
E papritur/ Një pjesë e madhe e të rriturve ende kanë frikë nga “përbindëshi poshtë krevatit”

E papritur/ Një pjesë e madhe e të rriturve ende kanë frikë nga “përbindëshi poshtë krevatit”

Foto/ Aksident i rëndë, përmbyset makina në Xibrakë

Foto/ Aksident i rëndë, përmbyset makina në Xibrakë

20 vjeçari vdes në galeritë e Bulqizës
















TE FUNDIT

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}