Shefja e diplomacisë në BE, Federica Mogherini deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa para me miratimin e reformës në drejtësi dhe tashmë BE-ja po pret nga Shqipëria zbatimin e BE.
Deklarata u bë në Bruksel pas një takimi që ajo pati me shefin e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.
Deklarata e Mogherinit
Sot zhvilluam takimin e 9 në kuadër të MSA-së. Folëm për marrëdhënien e BE me Shqipërinë, për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për rëndësinë e axhendës së reformave që Shqipëria po ndërmerr me vendosmëri.
Ka një rëndësi reforma në drejtësi sepse ne besojmë se kjo do të japë kontribute në fushat e tjera për të pasur një mjedis më të mirë për biznesin e huaj.
Dua të uroj qeverinë shqiptare, që kanë arritur që kjo gjë të bëhet. BE do ta mbështesë Shqipërinë për të zbatuar reformën në drejtësisë. Pritshmëria jo më e madhe është që të zbatohet Vettingu.
2018 është një shans unik për rajonin. Bashkimi Europian e ka përforcuar angazhimin e vet në ballkan. 2018 një dritare mundësie për Shqipërinë që të avancojë drejt BE me hapa konkrete.