Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ I refuzuan vizën e Botërorit, inati i Godellit: Ja kush më raportoi në Ambasadën Amerikane

2017/11/13 at 4:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ I refuzuan vizën e Botërorit, inati i Godellit: Ja kush më raportoi në Ambasadën Amerikane

Daniel Godelli, është një nga sportistët më elitarë të Shqipërisë në peshëngritje por edhe një nga emrat më përfaqësues në këtë sport në arenën botërore. Prej ditësh Godelli është kthyer në lajmin kryesor të ditës në median sportive, për shkak të refuzimit të vizës që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë pjesëmarrjes së tij në Botërorin e Peshëngritjes që do të mbahet pas pak ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrim të cilin Godelli ja faturon jo thjesht Ambasadës Amerikane, por Federatës së Peshëngritjes e cila në mendimin e tij është e mbushur me servila që duan peshëngritës të lidhur me politikën dhe jo sportista që garojnë me djersën e tyre. Në një bisedë me gazetarin e “Opinion” Dritan Laci, dhënë ekskluzivisht për Opinion.al, Godelli nuk dëshiron të flasë me emra konkretë, por të gjitha shigjetat e tij i adreson ndaj njerëzve që sot drejtojnë Federatën e Peshengritjes. Lexoni më poshtë intervistën e dhënë nga Daniel Godelli


Intervistoi Dritan Laci

Godelli është tashmë i njohur qëndrimi i Ambasadës Amerikane që ju ka refuzuar vizën për të marrë pjesë në Botërorin e Peshëngritjes që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Ambasada ju ka cilësuar si një person që nuk ka baza të qëndrueshme që mund të krijojnë besimin  se mund të kthehet në vendin e tij origjinës pas përfundimit të Botërorit. Në këndvështrimin tuaj, pse ky qëndrim i Ambasadës Amerikane karshi një peshëngritesi elitar si ju?

Sepse një njeri dashakeqës ka referuar emrin tim në Ambasadën Amerikane si një emër jo të pastër dhe me probleme në Shqipëri. Inatin se kam me Ambasadën Amerikane por me Federatën dhe me shtetin shqiptar që nuk del dot garant për një kampion të vetëm bote që Shqipëria që ka. Nuk flas këtu për titullin e vitit 2014 që mu hoq, por po flas për Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2011 në Malajzi ku u shpalla kampion bote dhe që askush në këtë vendin tonë të vogël se ka arritur këtë titull. Jam rekordmen në Lojërat Mesdhetare. Jam i vetmi sportist shqiptar që nga pesha trupore 50 kg e deri në peshën 77 kg ku ndodhem aktualisht që mbaj rekorde absolute. Kam bërë për këtë shtet aq sa mund të bëjë një hero që ka luftuar deri në vdekje për flamur dhe shpërblini që po marr është që askush nuk ma di, jo në lekë por as në ndihmë  për këtë që kam arritur.

Ju po thoni që Ambasada Amerikane, është e ndikuar në qëndrimin e saj nga Federata e Peshëngritjes?Mund të flisni me konkretisht përse e keni fjalën dhe kujt i referoheni?

Unë i referohem atyre njerëzve që mbahen si njerëzit e sportit

Godelli keni qenë ju më heret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nese Po cili ka qenë qendrimi i Ambasadës Amerikane ndaj personit tuaj?

Nuk kam qenë dhe as do të doja të shkoja nësë nuk do të ishte për këtë Kampionat Botëror, të cilin realisht e dëshiroja për të treguar se çfarë di të bëj.

Ju shpreheni në statusin tuaj në facebook tekstualisht “ Ju doni në sport njerëz servila dhe të lidhur me politikën”. Është e kapur peshenngritja sot nga politika dhe si po sillet politika me peshëngritjen dhe peshënngritesit elitarë, përfshi edhe ju?

Mua personalisht më kanë thirrur për fushatë po nga që unë në jetën time nuk kam votuar kurrë, nuk kam as se si si të kem një krah politik.

Mendoni që kjo ju ka dëmtuar?

Nuk e di. Di që urrej mënyrën se si gënjehet populli sot

Godelli cili do të jetë qëndrimi juaj në vazhdim, lidhur me karrierën tuaj si peshëngritës? Ju kishit një ëndërr për të marre pjesë në Botëror që për momentin është ndërprerë në mes…

Po ju them diçka. Nuk vdesin luanët, vetëm se kanë qejf qentë. Unë do të vazhdojë të sfidojë më të mirët e botës në cilën kohë të duan.

Po si do ta bëni, kur ju thoni se po ju pengojnë?

Jo çdo garë bëhet në Amerikë. Kam gara të tjera ku do u tregoj se kush jam.

Godelli shumë sportistë jane lodhur me të qenit sportistë në Shqipëri. Shume prej tyre ndihen te fyer me trajtimin qe u bëhet sportistëve në Shqipëri. Shumë prek tyre kanë zgjedhur të garojnë për një vend tjetër. Me gjithë këto telashe që po kaloni, a e keni menduar ndonjëherë garimin për një vend tjetër? A keni pasur oferta konkrete?

Unë gjakun e heronjve shqiptarë nuk e hedh poshtë sepse ka tradhëtar brenda vendit tim që nuk e duan sportin. Spiuna tradhëtar ka pasur gjithmonë dhe nga ata nuk kam frikë. Thjesht më motivojnë që ti tregoj botes që dhe pa kushte, edhe pa doctor, pa asgjë, unë ja dalë vetë me ndihmën e familjes dhe miqve që kam.

Cili është aktiviteti i radhës ku shpreson të marrësh pjesë dhe cila është pritshmëria?

Aktiviteti i radhës ku do të marrë pjesë është  Europjani që mbahet në Shqipëri në muajin prill

Ku sigurisht pretendon të jesh jo vetëm medalist por edhe Kampion Evrope…..Por ëndrra jote mbetet Botërori

Po. Pretendoj dhe pretendoja të tentoja rekordin botëror…/  Copyright Opinion.al

Etiketa: Boterori i PeshengritjesDaniel GodelliDritan Laci


Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Rama u premton dibranëve: Dibrën do t’a bëjmë lagje të Tiranës

Çmontohet marrëveshja e 18 Majit/ Rama: Të shkarkohet kryetari i KQZ-së

Video-lajm/ SHBA-ja i refuzon vizën, Vangjush Dako gjen shpëtim në krahët e Çuçit

Video-lajm/ SHBA-ja i refuzon vizën, Vangjush Dako gjen shpëtim në krahët e Çuçit

Ish-prostituta që fjeti me 10.000 meshkuj publikon një libër si guidë për vajzat e reja

Ish-prostituta që fjeti me 10.000 meshkuj publikon një libër si guidë për vajzat e reja
















TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com