Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në Lushnje/ Pse kërkojnë azil familjet e autorëve?

2017/11/07 at 7:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra në Lushnje/ Pse kërkojnë azil familjet e autorëve?

Familjarët e autorëve të dyshuar të masakrës me dy viktima në Lushnjë planifikojnë largimin nga vendi për shkak të ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Laert Haxhiu, 25 vjeç, dhe Orges Bilbili, 27 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, dyshohet se janë larguar tashmë jashtë territorit të Shqipërisë. Në një kohë kur kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht, pasi mund të kenë përdorur dokumente false, nga ana tjetër konfirmohet se familjarët e tyre, të cilët jetojnë në një lagje në Lushnjë, po planifikojnë të largohen prej andej.

Frika se familjarët e viktimave mund të hakmerren ndaj tyre, ka bërë që të afërmit e të dyshuarve të kërkojnë më shumë siguri për jetën. Vetëm disa ditë më parë, vajza e vogël e familjes Haxhiu ka braktisur fakultetin me synimin për të kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Ndryshe nga shumica e shqiptarëve që kërkojnë azil në BE duke emigruar në destinacion, K. Haxhiu, 20 vjeçe, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Jashtme për t’i mundësua azilin duke parashtruar gjendjen në të cilën ndodhet familja e saj pas ngjarjes së ndodhur në Lushnjë, më 11 tetor të këtij viti.

E reja ka theksuar në kërkesë se familja e saj ndihet e frikësuar, pas shpalljes në kërkim të vëllait Laert Haxhiu si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe familja e Orges Bilbilit. Mësohet se dy prindërit e 27- vjeçarit po përgatiten që të braktisin vendin e lindjes për të njëjtën arsye. Nga ana tjetër, Prokuroria e Lushnjës pranon se familjarët e dy autorëve të dyshuar po mbahen nën mbikëqyrje për të shmangur ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe për të zbuluar diçka më shumë mbi vendndodhjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë. Një situatë e tillë është krijuar pasi në qytetin e Lushnjës kanë nisur të përhapen fjalë se të afërmit e dy të rinjve të vrarë mund të hakmerren për ngjarjen e ndodhur.

Burime pranë Prokurorisë Lushnjë bëjnë të ditur se ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e dy të dyshuarve. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili prej ditës së ngjarjes nuk kanë pasur asnjë komunikim me familjarët e tyre, kjo edhe për faktin se ata mund të jenë në dijeni se telefonat e tyre janë në përgjim. Edhe vetë të afërmit e autorëve të dyshuar gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se nuk kanë pasur komunikim me dy të shpallurit në kërkim. Por, nga ana tjetër, shprehen të bindur se nuk janë ata autorët e ngjarjes ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, 26 vjeç, dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, të dy miq të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares (Alfred Shkurti). Latifi dhe Hoxha u ekzekutuan me kallashnikov ndërsa po qëndronin para një lokali. Mbi trupin e 26-vjeçarit ranë mbi 30 plumba, ndërsa Jurgeni mori shtatë të tillë.

Dyshohet se shënjestra e atentatorëve ishte miku i tyre Shkurti, i cili ishte larguar prej tyre vetëm pak minuta para ngjarjes, për të shkuar te berberi. Përveç dy personave të shpallur në kërkim si autorë të masakrës, policia po heton edhe për një person të tretë që ka ndihmuar Haxhiun dhe Bilbilin në kryerjen e atentatit. Laert Haxhiu, edhe pse ishte person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, lëvizte lirshëm dhe i armatosur në qytetin e Lushnjës. Më 25 shtator të vitit 2016, ai tentoi të vriste Xhulio Shkurtin. Në atentat dyshohet se mori pjesë dhe Orges Bilbili. Në atë kohë, bashkë me 23-vjeçarin Shkurti mbeti i plagosur dhe shoku i tij, Sajmir Xhelili./Panorama/

Etiketa: familjet e autorevekerkojne azilmasakra e lushnjes

Ju sugjerojmë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Para
Alarmante! Përhapet një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën

Alarmante! Përhapet një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën

Varësia nga seksi, historia e një të riu

Varësia nga seksi, historia e një të riu

Emrat/ Dy vëllezërit që akuzoheshin për vjedhjen e 30 mijë eurove në Itali shpallen të pafajshëm

Emrat/ Dy vëllezërit që akuzoheshin për vjedhjen e 30 mijë eurove në Itali shpallen të pafajshëm

TE FUNDIT

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
8 Korrik, 2025

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com