Orest Sota u kap në makinë me patentat e lundrimit të Saimir Tahirit dhe me 863 mijë euro. Ai i ka mohuar njohjet personale me ish-ministrin, ndonëse në media shfaqet një video, që gjatë rikonstruksionit të komisariatit NR. 6 i shfaq së bashku.
Ndërkohë, opozita thotë se Sota dhe Tahiri kanë udhëtuar së bashku jashtë Shqipërisë në periudha ta ndryshme, në Itali dhe përmes Murriqanit, ku kanë dalë dhe janë kthyer së bashku.
Sipas opozitës, Orest Sota ka dalë jashtë Shqipërisë edhe duke përdorur makinën e Tahirit, por momentalisht këto akuza janë ende të pavërtetuara.