Hidhini një sy dekorit rreth jush dhe shikoni nëse mund t’i bëni gjërat më pikante para pushimeve të fundivitit. Për arredim fantastik do të keni Afërditën dhe Marsin në ndihmë. Më 5 tetor, hëna e plotë në seksionin tuaj të miqësisë / ngjarjeve / argëtimit dhe do të ishte dita ideale për të organizuar një festë në shtëpi ose për të shkuar tek festa e një mikut tuaj. 5 tetori është e enjte, por fundjavata pasuese, 6-8 tetor, do t’ju sjellë shumë argëtim.
Hëna e re e 19 tetorit do të sjellë situatë të pakëndshme në lidhjen tuaj. Do ndiheni sikur marrëdhënia juaj po testohet dhe nëse po, do të dëgjoni lajme të papritura në lidhje me partnerin nga një mik apo një i njohur. Kjo nuk është një kohë e lehtë dhe çdo problem mund të zgjasë disa javë për t’u rregulluar.
Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, dhe ju të dy keni qenë të vërtetë, të hapur, të ndershme dhe të kujdesshme, dashuria juaj do të jetë në gjendje të përballojë çdo sfidë. Marsi do të hyjë në sektorin tuaj të vërtetë të dashurisë më 22 tetor deri më 9 dhjetor, duke i dhënë binjakëve beqarë, të pambështetur, një arsye të mrekullueshme për shpresë. Nëse keni vuajtur një ndarje së fundmi, do të keni plot mundësi të takoni dashurinë e vërtetë. Nga 10 tetori keni 13 muaj kohë për t’u dobësuar, forcuar dhe tonifikuar duke bërë ndryshime në rutinën tuaj që do t’i shijoni shumë padyshim.
Nëse keni dashur të merrni një kafshë shtëpiake, keni mundësinë të gjeni atë që do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur. Ju mund të shkoni në strehën e kafshëve në çdo kohë deri në fund të 2018-ës. Ju binjakë, po hyni në vitin e një marrëdhënieje shumë të dashur me një gjallesë tjetër. Shtëpia e gjashtë gjithashtu rregullon projektet e punës, kështu që ka të ngjarë që biznesi të jetë i shpejtë, aq shumë sa që mund të keni nevojë të punësoni dhe do të gjeni kandidatë të përkryer.
26 tetori do të jetë dita më me fat e vitit, dita ideale për t’u konsultuar me një doktor, dentist, nutricist ose ndonjë profesionist tjetër të shëndetit. Shkoni në palestër këtë ditë ose nisni një sport dhe bëni aktivitete lidhur me punën, sepse do të keni goxha përfitime.