Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët e periferive klithin në heshtje

2017/11/01 at 12:16 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmijët e periferive klithin në heshtje

Nga Gjergj Meta-


Kronika e emisionit investigativ “le Iene” të Mediaset-it, rreth fëmijëve që mblidhinin krom në Bulqizë, e shtoi edhe më shumë atë ndjesi negative që shpesh na kaplon kur shohim se në vendin tonë ende shumë gjëra janë duke ecur mbrapsht. Shumë punë bëhet për fëmijët nga shumë organizma qeveritarë dhe jo qeveritarë, por ka një kujdes të vogël ose aspak kujdes për fëmijët dhe adoleshentët e periferive. Duhet të ndodhë ndonjë kronikë e ndonjë tv të huaj, apo ndonjë aksident si ajo e Ardit Gjoklajt në periferitë e Tiranës, i cili punonte te plehrat, që të zgjohen antenat tona reaguese.

Është e patolerueshme që në zemër të Europës të shihen ato pamje. Unë e di situatën e shumë familjeve në zonën e Mirditës, Bulqizës, Burrelit e me rradhë, pasi jam ipeshkëvi i zonës, por konstatimi nuk mjafton. Pamjet e atyre fëmijëve janë të pajustifikueshme dhe, si thotë një shprehje biblike, thërrasin hakmarrje përpara Zotit. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë, ndryshe do të jemi bashkëfajtorë. Më së pari shteti me ministritë përkatëse, ministrinë e Arsimit dhe asaj të Punës e pse jo edhe me Tatimet e policinë për të parë veprimtarinë e grosistëve të kromit e të prodhimeve të tjera e po ashtu edhe ne të tjerët, mediat dhe ojq-të, organizmat fetare dhe jo fetare që kanë sadopak për zemër këtë vend.

Në këtë mënyrë po u vjedhim të ardhmen atyre fëmijëve. Nuk u lejojmë të jetojnë bukurinë e lojës dhe të moshës së tyre. Ua mohojmë ditën për diell, me indiferencën tonë dhe me pafuqinë e një shteti për t’i dhënë fund kësaj skamje e për të kontrolluar shfrytëzimin e të miturve. Diku kromi e diku lëndët narkotike, po traumatizojnë një brez fëmijëvsh dhe të rinjsh që do të jetë i plagosur në të ardhmen.

Pamjet e përcjella nga Mediaset-i edhe njëherë na vënë përpara përgjegjësisë të gjithë neve. Nuk mund të fshihemi e nuk mund të drejtojmë gishtin vetëm në njërën anë. Duhet të gjithë bashkë, të ulim, e përsëris, të ultim e të dorëzojmë armët e retorikës konfliktuale që nuk po çon asgjëkundi e të shkojmë drejt një aleance për të mirën e vendit dhe të fëmijëve që janë e ardhmja e vendit. Duhet tani dhe urgjentisht, të gjithë bashkë, pa humbur kohë. Këto probleme si varfëria dhe korrupsioni janë problemet e vërteta të vendit tonë, sepse aty luhet dinjiteti i qënieve njerëzore, i çdo banori të Shqipërisë. Nuk mund të lejojmë që pasurimi i pak vetëve të dëmtojë jetën e shumicës së njerëzve. Jo! Nuk ështëe mundur kjo gjë.

Unë si bari i kësaj zone nuk mund ta hesht realitetin e trishtë që pashë e që shoh shpesh kur vizitoj zonat e sipërpërmendura. Mundohemi të bëjmë shumë punë me fëmijët pas shkolle duke i ndihmuar me anë të motrave dhe mësueseve vullnetare që të rekuperojnë mësimet, sidomos me fëmijët e varfër.

Kështu bëjmë ne Rrëshen e në Burrel e nganjëherë duke hasur edhe vështirësi nga jashtë. Nuk kemi asnjë interes fetar, por vetëm atë të fëmijëve e adoleshentëve që të kenë një të ardhme sa më të mirë.

Ndoshta edhe kjo video që pamë e të tjera shumë do të harrohen në krye të tre ditëve, pasi të bëjnë pak zhurmë, ose nuk bëjnë zhurmë aspak, duke qenë korja mediatike është aq e fortë saqë vështirë të përshkohet nga këto pamje. Megjithatë ne jemi këtu dhe nuk do ta ulim zërin sa herë që të jetë e nevojshme dhe jemi të gatshëm, me gjithë mundësitë tona, që të bashkëpunojmë për të mirën e fëmijëve dhe të ardhmes së vendit tonë.

Sidomos do të ngremë zërin për periferitë e vendit, ato të harruarat nga shteti, OJQ, por jo nga Zoti i cili nëpërmjet shumë njerëzve kujdeset. Nuk mund të harrohen fëmijët vetëm pse jetojnë në Bulqizë, a në Kurbnesh, në Pukë apo në Dibër e Burrel, në Miridtë apo në Tropojë e Kukës. Periferitë duhet të jenë në qendër, pasi nuk janë tepër.

*Imzot Gjergj Meta është Ipeshkv i dioqezës së Rrëshenit

 



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Para
Noka: Tahiri del në TV për macet, për 23 tonë kanabis i ka ikur zëri

Video/ PD në mbështetje të banorëve të Himarës: Vilat e pushtetarëve nuk shemben

Dimri është stina ku lulëzojnë marrëdhëniet intime me kolegët e punës

Dimri është stina ku lulëzojnë marrëdhëniet intime me kolegët e punës

Kjo që po ndodh në Himarë është një terror i mirëfilltë!

Kjo që po ndodh në Himarë është një terror i mirëfilltë!
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Korrik, 2026

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
9 Korrik, 2026

Dashi Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se...

Lexo më shumë

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}