Kur vjen dita e ditëlindjes, të gjithë jemi entuziast për ta festuar apo për tu përkëdhelur nga dhuratat e shumta. Por sipas një studimi të realizuar së fundmi, ka rezultuar se kjo ditë mund të jetë më e rrezikshmja për njerëzit.
Në këtë studim janë vëzhguar rreth 2 milion njerëz në 40 vite, dhe ka rezultuar se në ditën e ditëlindjes njerëzit janë më të rrezikuar për të vdekur se në çdo ditë tjetër të vitit. Arsyeja? Sipas ekspertëve gjatë ditëlindjes njerëzit janë më të rrezikuar ndaj atakut kardiak, hemoragjisë cerebrale, rrëzimeve, apo vetëvrasjes, dhe kështu kjo mund të jetë dita më vdekje prurëse për ju.
Ky studim është mbështetur gjithashtu nga kërkimet kanadeze të cilat dolën në të njëjtin përfundim. Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë gjithashtu të rrezikshme, kështu studiuesit bëjnë thirrje të tregoheni të kujdesshëm gjatë ditëve festive më shumë se në ditë të tjera.