Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si dështoi tentativa e prokurorit Hajdarmataj për të arrestuar Tahirin një vit më parë? Ja rrëfimi i gazetarit Hoxha

2017/10/28 at 1:43 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si dështoi tentativa e prokurorit Hajdarmataj për të arrestuar Tahirin një vit më parë? Ja rrëfimi i gazetarit Hoxha

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, më 15 shtator të vitit 2016, ka tentuar të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, mbrëmjen e djeshme, në emisionin Kapital në Vizion Plus.

Hoxha ka theksuar se prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka tentuar një vit më parë, me datë 15 shtator në mbrëmje, të arrestojë Saimir Tahirin.

Më tej, ai tregoi edhe tentativën për të arrestuar Saimir Tahirin, si më poshtë vijon…

“Kjo Prokurori dhe ky prokuror, Besim Hadarmataj, ka tentuar ta arrestojë Sajmir Tahirin mbrëmjen e 15-të shtatorit të vitit 2016-të. Si ka qenë tentativa për ta arrestuar? Në mëngjesin e 15-të shtatorit në grykëderdhjen e lumit Ishëm, bie një avion Italian që drejtohej nga një pilot Italian, Guido Guidi . Dyshimet ishin se ky avion ka ardhur në Shqipëri së pari për të inaguruar pistën, ishte për herë të parë për ta provuar, sepse një grup narko-trafikantësh kishin arritur të ndërtonin pistën dhe ta përdornin atë për trafik lëndësh narkotike. I njëjti grup kishte bërë të njëjtën gjë në një zonë tjetër të Shqipërisë, porn ë atë rast kishin përdorur grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Edhe pse është shumë afër Aeroportit të Rinasit atje është pak e vështirë, nuk ka rrugë. Në momentin që kapet italiani, u gjet avioni atje, u bënë kërkime për të gjetur lëndë narkotike. Nuk u gjet, nuk ndodhi si në Divjakë që u gjet edhe droga, edhe piloti edhe avioni. Gjatë asaj dite unë kam dalë 4-tër herë në televizion Neës 24 dhe kam theksuar se nga informacioni që kisha deri atëherë, avioni kishte ardhur për atë gjë. Unë jepja një shifër që shkonte nga 180 deri në 300 kg. E jepja këtë shifër sepse i referohesha dy rasteve të mëpërparëshme, rasti i Sevasterit.

Në mbrëmje po atë ditë kam qenë në emisionin “Opinion” dhe them, avioni në dijeninë time ka ardhur për të inaguruar pistën dhe për të marrë 200 kg cannabis dhe këtë gjë, them, e ka pranuar dhe piloti.

Mbas emisionit, Prokuroria më shoqëron nga zyrat e televizionit ku isha në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, diku rreth orës 23:30. Në momentin që unë shkoj në Prokurori ( kam qenë në zyrën e kryeprokurorit Besim Hajdarmata) kanë qënë të paktën dhe katër prokurorë dhe oficerë gjyqësorë të tjerë dhe nga ora 23:30 deri në orën 00:00 biseda jonë ka qenë më tepër në parim, per ngjarje, të vjetra. Prokurori me thoshte , shumë mirë ne të përgëzojmë për këtë, por nuk thuhen të gjitha.

Ndërsa ne bënim këtë bisedë, më vjen një oficer gjyqësor me celular në dorë dhe më thotë së kryetari I PD ka dale në deklaratë shtypi. Lulëzim Basha po thotë:

“Gazetari Artan Hoxha është shoqëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, sepse dyshohet që të ketë dekonspiruar hetimin e Prokurorisë dhe të ketë marrë informacion të brendshëm nga ministri, Sajmir Tahiri dhe Prokuroria e ka shoqëruar për të gjetur provën.” Pra provën në celularët e mi që unë kisha folur me Sajmir Tahirin. Në atë moment unë I them prokurorit: “Zotëri, telefonat e mi janë të fikur, unë ‘kam komunikuar me asnjë media. Ti s’më ke pyetur akoma se për çfarë më ke thirrur. Si është e mundur që Lulëzim Basha e di para teje dhe para meje se për çfarë më ke thirrur?!” Në atë moment është ndërprerë biseda, kanë ardhur dy policë gjyqësorë, unë kam dhënë deklarimin dhe mbaj mend që kam firmosur 7-të faqe deklarime, në të cilat unë them merrni tabulatët e celularëve të mi, që unë s’i kam marrë as sot ato telefona, dhe në tabulate do të gjeni se me cilet përsona kam folur. Ata mendonin se shifra e dhënë nga unë, që piloti ka ardhur në Shqipëri për të provuar pistën dhe për të marrë 200 kg cnabis, ishte nxjerrë nga deklarimet që po jepte piloti dhe ministry ma kishte thënë mua. Nëse ata do ta gjenin këtë gjë në telefonat e mi, menjëherë do të shonin tek Ministri për dekonspirim të hetimeve dhe do ta arrestonin”.

Etiketa: arrestiminje vit me pareprokuroritahiri

Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
Gjykata liron dy ditë pas arrestimit ish-zyrtarin e lartë të Policisë

Gjykata liron dy ditë pas arrestimit ish-zyrtarin e lartë të Policisë

Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

Dokumentet mbi vrasjen e Kenedit/ Ja sa ishte vlera reale e Fidel Kastros për amerikanët

Dokumentet mbi vrasjen e Kenedit/ Ja sa ishte vlera reale e Fidel Kastros për amerikanët

TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com