Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen të vërtetat e vrasjes së Kenedit

2017/10/28 at 10:27 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen të vërtetat e vrasjes së Kenedit

Sikurse ishte paralajmëruar, qeveria amerikane ka lëshuar 2 800 dosje të klasifikuara për vrasjen e Presidentit John F Kennedy më 1963.

Presidenti Donald Trump tha se publiku meriton të jetë “plotësisht i informuar” për ngjarjen, e cila ka qenë subjekt i shumë teorive konspirative.

Por disa dokumente janë ndalur me kërkesë të agjencive qeveritare.

Një memo zbuloi se FBI kishte paralajmëruar policinë për një kërcënim me vdekje ndaj vrasësit Lee Harvey Oswald.

“Ne menjëherë e njoftuam shefin e policisë dhe ai na siguroi se Osvaldit do t’i jepej mbrojtje e mjaftueshme”, shkruan drejtori i FBI J Edgar Hoover.

Oswald, një ish-marins dhe i vetëshpallur si Marksist, u qëllua për vdekje në bodrumin e Departamentit të Policisë në Dallas, dy ditë pasi presidenti Kennedy u vra.

Në gjetjet e tjera nga dokumentet e zbuluara sipas BBC-së, përfshinjë një memo të CIA-së që sugjeron se Oswald foli me një oficer të KGB në ambasadën ruse në Mexico City.

Memorandumi thotë se oficeri i KGB-së, shërbimi sekret sovjetik, foli me të se punonte për një departament “përgjegjës për sabotimin dhe vrasjen”.

Një tjetër memorandum tregoi se zyrtarët sovjetikë kishin frikë se një “gjeneral i papërgjegjshëm” do të niste një raketë në BRSS pas vdekjes së Presidentit Kennedy.

Një dokument tjetër tregon se si një gazetë rajonale britanike, Cambridge News, mori një telefonatë anonime rreth “disa lajmeve të mëdha” në SHBA, pak minuta pas vrasjes.

Një kopje e memorandumit u lirua nga Arkivat Kombëtare në SHBA në korrik, por nuk ishte raportuar.

Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963 ndërsa udhëtonte nëpër  Dallas në një limuzinë të hapur.

Një ligj i vitit 1992 i miratuar nga Kongresi kërkoi që të gjitha të dhënat lidhur me vrasjen, rreth 5 milionë faqe, të publikohen plotësisht brenda 25 viteve.

Afati ishte të enjten.

Më shumë se 90% e dosjeve ishin tashmë në domenin publik.

Disa dokumente të redaktuara po kalojnë një shqyrtim të mëtejshëm gjashtë mujor, por është e mundur që ato të dhëna të mbeten të fshehta pas afatit të fundit më 26 prill të vitit të ardhshëm.

Presidenti, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, ngurronte të pranonte kërkesat e agjencisë për të mbajtur dokumentet e mbetura.

Të dhënat janë publikuar në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare.

Etiketa: kennedyVrasjazbulohen te dhena

Ju sugjerojmë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Para
Tetëmbëdhjetë ambasadorë të BE-së, takim në Dibër

Tetëmbëdhjetë ambasadorë të BE-së, takim në Dibër

Rama-qytetarëve: Mos më shkruani letra, hallet do ua zgjidh me SMS online

Rama-qytetarëve: Mos më shkruani letra, hallet do ua zgjidh me SMS online

‘Serbia dhe Shqipëria luajnë me kufijtë në Ballkan’

'Serbia dhe Shqipëria luajnë me kufijtë në Ballkan'

TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com