Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Në Babicën e Habiljave: Çfarë thonë banorët e fshatit për vëllezërit famëkeq të trafikut të drogës

2017/10/25 at 9:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reportazh/ Në Babicën e Habiljave: Çfarë thonë banorët e fshatit për vëllezërit famëkeq të trafikut të drogës

Sapo futesh në qytetin e Vlorës, në krah të majtë të rrugës transballkanike, në katin e dytë ndodhet “Denis Bar”, në pronësi të, Moisi, Artan dhe Florjan Habilaj, tre vëllezërit e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe personat më të përfolur ditët e fundit në Shqipëri.


Sipas informacioneve të dritare.net lokali edhe pse në bashkëpronësi të tre vëllezërve, ndodhet i regjistruar në emrin e Florian Habilajt, ose siҫ është përmendur në dosjen “Habilaj”, Lolo.

Florjani, është quajtur “Lolo” për herë të parë nga gjyshja e tij, dhe kjo nofkë mbetur nga fëmijëria, përmendej edhe në përgjimet që antimafia italiane i ka sjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në pronësi të tre vëllezërve Habilaj, ndodhet edhe një karburant në Vlorë, i quajtur AMF (Artan, Moisi, Florjan) edhe ky në emrin e Florjanit.

Në mes të rrugës, transballkanike, sapo merr rrugën në të djathtë, ngjitesh drejt fshatit Babicë e Vogël, fshat nga vijnë tre vëllezërit Habilaj, Moisi i cili është arrestuar në Itali, dhe Artani e Florjani që dyshohen që fshihen akoma në atë fshat, dhe janë personat më të kërkuar në Shqipëri dhe Itali.

Sapo ofrohesh rrugës së fshatit Babicë e Vogël, e vetmja gjë që sheh janë rrugët e boshatisura, dhe një burrë i moshuar që shtyn një karrocë mbeturinash.
Futesh në zemrën e fshatit, dhe i pari me të cilin mund të flasësh është pronari i njërit nga dy dyqaneve që ndodhen në këtë fshat.

Pronari i dyqanit që nuk dëshiron të identifikohet, sapo e kupton që në fshat kanë ardhur disa gazetarë, fillon e flet për varfërinë e fshatit dhe jetesën e vështirë që bëjnë aty, madje nuk nguron të tregojë edhe listën e borxheve të fshatarëve.
Ai nuk dëshiron të flasë për Habilajt, që më vonë e kuptuam se i kishte komshij dhe vetëm disa avlli i ndanin nga shtëpia tyre.

Sapo del nga dyqani, përballesh me një tjetër zotëri, që edhe ai, përpara se të flasë për Habilajt, flet për varfërinë, për jetesën e rëndë në fshat, dhe për mungesën e investimeve.

“Ne duam rrugë, duam të na largojnë plehrat nga fshati dhe ujë të pijshëm”,-shprehet i zemëruar banori.

Nëse në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, Habilajt njihen si bosët e drogës në vend dhe jashtë saj, për banorët atje gjithҫka është trillim dhe e vërteta , sipas tyre do të dalë shumë shpejtë në dritë.

“Sigurisht që i njoh, ata janë të gjithë njerëz të mirë, nuk kanë qenë kurrë problematikë në fshat dhe janë sjellë mirë me të gjithë”,-shprehet ai, për personat që kanë tronditur vendin dhe politikën ditët e fundit.

Pak metra më tutje, ndodhet dyqani i dytë i fshatit, që përsëri kishte një listë të gjatë borxhlinjsh, dhe banorët mbijetonin duke marrë ushqime borxh.

Banorët shprehen se kjo ҫështje, sipas tyre ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe është mediatizuar shumë, saqë tanimë edhe fëmijët kanë frikë t’i nxjerrin nga shtëpia. Ata nuk tregojnë se ҫfarë i frikëson që qëndrojnë të mbyllur, por ajo që arritëm të mësonim, është se, nuk ishin Habilajt frika e tyre.

Duke ecur rrugës së fshatit, gjendemi përpara shtëpisë së tre vëllezërve Habilaj, një shtëpi e cila bie në sy në atë fshat për shkak të pamjes së saj madhështore. Një vilë 3-katëshe, me një oborr të shtruar mirë, dhe me disa pemë dekorative që veҫohej nga të gjitha shtëpitë e tjera.

E vetmja lëvizje në atë shtëpi, ishte një zotëri i cili sjell një vajzë të vogël me makinë deri tek dera, dhe largohet menjëherë pa thënë asnjë fjalë.

Largohemi nga fshati Babicë e Vogël, me shumë pikëpyetje, nga njëra anë janë lajmet 24 orë në televizionet, gazetat dhe portalet shqiptare që i nxjerr Habilajt, si bandë trafikantësh që kanë tronditur Italinë dhe nga ana tjetër një realitet krejt ndryshe në Babicën me 100 banorë, që e ka luftën me varfërinë, jo me Habilajt. Te paktën të kishin bërë diҫka për fshatin e tyre!/dritare.net

 

Etiketa: babice e vogelfshati i trafikantevehabilajreportazh


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, kushëriri ekzekuton çiftin e bashkëshortëve

Zbardhet motivi/ Çifti në Gjirokastër u vra për murin rrethues që e kishte fituar me gjyq

Sali Berisha plas “bombën”: Saimir Tahiri drejt arrestimit

Çfarë pritet të ndodhë në Parlament? Votimi i fshehtë për imunitetin e Tahirit dhe këshillat e Ramës për deputetët

Çfarë po ndodh në familjen mbretërore? Kate dhe William debatojnë me mbretëreshën

Çfarë po ndodh në familjen mbretërore? Kate dhe William debatojnë me mbretëreshën
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}