Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në një komunimkim me mediat ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mbledhjen e këshillit të mandateve ditën e sotme, duke e shtyrë atë për të premten në orën 11:00.
Ruçi ka deklaruar se është njohur vetëm pasditen e vonë në orën 17:00 me kërkesën e prokurorisë dhe ka deklaruar se kjo kërkesë duhet t’i jepet vetë deputetit Tahiri dhe anëtarëve të këshillit të mandateve që të njihen me të.
Deri nesër, çështja Tahiri mbetet pezull.