Prej katër orësh një burrë i veshur me xhinse, bluzë me vija dhe një xhup të zi qëndron i shtrirë para Gjykatës së Apelit në Vlorë. Kushdo që kalon aty mund të çuditet për veprimin e tij, por zotëria në fjalë ka një hall.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se Elidon Isufi, me profesion saldator ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar ndaj vendimit të gjykatës, e cila i ka hequr kujdestarinë e të birit, pa të drejtë, sipas tij.
Mwsohet se Isufi ka qënë në burg për 7 muaj, e më pas është lënë i lirë, pasi sipas tij e kanë ngatërruar me një tjetër person që ka të njëjtat gjeneralitete si ai. Gjatë kësaj kohe në gjykatë bashkëshortja ka kërkuar divorcin e gjykata ka dhënë një vendim në mungesë të tij.
Burimi: Blakanweb