Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e Robert Aliaj flet për konfliktet e tij në “DWM”: Nuk e shikoj si bashkëshortin tim

2017/10/14 at 12:43 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gruaja e Robert Aliaj flet për konfliktet e tij në “DWM”: Nuk e shikoj si bashkëshortin tim

Pas debatit të bujshëm në emisionin “DWM” mes Robert Aliaj dhe Fiori Dardhës, gruaja e këngëtarit ka folur për herë të parë në një intervistë për gazetën “Panorama”. Në debatin e ndodhur, është lakuar edhe emri i saj, dhe kështu ajo në këtë intervistë ka folur hapur për të gjitha polemikat dhe mbi të gjitha për marrëdhënien e saj me Robertin, një personazh aspak i zakontë.


Mimoza Dino ka dhënë një përgjigje për debatin e bujshëm të së hënës, si femër dhe bashkëshorte. Për më tepër lexoni intervistën si më poshtë:

Si fillim, të jesh bashkëshortja e Bert Aliajt është lehtësim për jetën, apo vështirësi?

Jeta mendoj se “par definicion” nuk është e lehtë për asnjëri. Por aq më tepër, jeta me një artist ka sfidat e veta. Si çdo gjë e bukur, që është edhe e vështirë.

E ndjek gjatë spektaklit “Dance ëith me”, dhe si të duket ndërsa e sheh nga pozitat e tua si personi që e njeh më shumë se kushdo?

Skenat me Bertin në “Dance With me” më duken si një vazhdimësi e skenave të jetës në familje, po ai spontanitet, impulsivitet dhe sens humori, po ajo vërtetësi.

Herë pas here keqkuptohet apo konfliktohet nga personazhet e njohura në garë. Si ndihesh dhe çfarë këshillash i jep për të qenë i drejtë?

Mendoj se këtu nuk duhet të konfondohet roli i gjykuesit, me rolin e performuesit. Misioni i tij në “Dance With me” është të gjykojë dhe të ftuarit të performojnë. Kur tentohet të gjykohet gjykuesi, atëherë humbet balanca dhe ndodhin dhe keqkuptime. Berti ndoshta propozon më shumë sesa konsumi i masës, dhe kjo ndoshta bëhet shkak për keqkuptime. Shpesh, gjithashtu, ai nuk është në të njëjtën “gjatësi valësh” dhe kjo lë vend për keqinterpretime. Ndërsa është një anëtar jurie që gjykon me objektivitet dhe kompetencë, në këtë rast nuk e ndiej se është me vend t’i jap ndonjë këshillë. Unë e respektoj opinionin e tij!

Spektaklin e fundit u bëre pjesë e shoë-t në mungesë, pasi konkurrentja Fiori Dardha të përmendi duke i sugjeruar pak a shumë Bertit: “Jepja këtë mikrofonin gruas që ke lënë në Bruskel, mjerë gruaja që të ka, etj”. Si u ndjeve për Bertin, duke qenë ti ajo?

Bertin në panelin e “Dance With me” nuk e shikoj si bashkëshortin tim. Distancohem emocionalisht, e shikoj thjesht si një anëtar jurie, dhe pse jo si një artist të angazhuar që, krahas shoëbizit e entertainment, shtyn kufijtë për të shprehur shqetësimin e tij për problematika sociale e politike, për të thënë se ne zbavitemi, por dhe edukojmë dhe sensibilizojmë. Realiteti në Shqipëri është aq kompleks dhe çështja e pjesëmarrjes dhe kontributit të secilit është një emergjencë sociale.

Sa për replikën mes tyre, ti në këtë rast ishe pro Bertit si bashkëshorte e tij, apo pro Fiorit si grua që je?

Në rastin e replikës me Fiorin, unë mendoj se ndërkohë që Berti po gjeneralizonte dhe po vinte pikat mbi “i” për një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, që nuk flitet më për raste të izoluara, si violenca bashkëshortore dhe familjare, Fiori kaloi në një revansh e atak të personalizuar. Unë besoja të paktën se Fiori, me prirjet e pretendimet e saj feministe, që u përpoq në mënyre konfuze t’i manifestojë në mbrëmjet e “Dance ëith me”, në çdo rast nuk do të dilte kaq në mënyrë flagrante kundër principeve të saj, duke fyer publikisht në distancë po një femër, një grua tjetër, që ajo nuk e ka idenë cila është dhe çfarë përfaqëson, pavarësisht isha unë bashkëshortja e Robertit apo e dikujt tjetër. Nëse asaj batutat e Bertit iu dukën provokative, duke mos u përgjigjur do të kishte refuzuar, dhe kjo do të tregonte klasin e saj, gjë të cilën ajo nuk e bëri dot. Reagimi i saj nuk meriton më shumë komente.

Gjatë spektaklit Fiori Dardha iu drejtua me frazën: “Ç’të bën leku!”, duke lënë të nënkuptohet se në këtë spektakël rri pa qejf për hir të parave. Aq shumë paguhet për këtë punë?

Nuk mendoj se Robertit nuk i pëlqen fakti i të qenë pjesë e “Dance ëith me”. Ai e ka vlerësuar këtë dhe e ka manifestuar me angazhimin e tij serioz dhe të plotë. Më duket gjykim miop ky i më- sipërmi. Më duket se këtu keqinterpretohet qëndrimi i tij kritik dhe provokativ dhe mospajtues me banalitetin dhe realitetin. Dhe aq më shumë, nuk mendoj se është paraja motivi i vetëm i Robertit për të qenë te “Dance ëith me”. E them me bindje dhe vërtetësi se Roberti gjatë gjithë trajektit të tij si artist, nuk ka qenë kurrë i orientuar nga paraja, ka investuar në kapital shpirtëror dhe artistik, dhe aspak material. Kjo madje është bërë ndonjëherë dhe shkak mosmarrëveshjesh bashkëshortore. “Paraja është skllavi im dhe jo padroni im”, kështu e ka për zemër ai të thotë për paranë. Por sigurisht ai në këtë edicion është i paguar mjaft mirë, edhe pse ky nuk është motivi i tij kryesor për të qenë pjesë e “DËM”. Këtu nuk ka asnjë çudi, ai punon dhe shpërblehet. Ndoshta Fiori është nostalgjike e punës vullnetare të epokës socialiste.

Ka nga ata që mund të thonë se çfarë e shtyn apo e detyron Bertin të vijë dhe të nervozohet në Tiranë, kur ka fatin të jetojë larg këtij realiteti. Mund të na e japësh ti përgjigjen?

Berti ka jetuar gjithë jetën në një simbiozë me atdheun e tij. Shqipëria është brenda tij, e shkrirë, deri në atë masë që trupin e ka në Bruksel dhe zemrën në atdhe. Ai e do në mënyrë pathologjike Shqipërinë dhe shqiptarët. Shpesh mërzitemi në shtëpi dhe na duket eksesiv shqetë- simi dhe preokupimi i tij, kur ai natë-ditë përtyp e ripërtyp gjithçka që ndodh në Shqipëri, është i përfshirë tërë- sisht në problematikën dhe realitetin shqiptar, edhe pse fizikisht ndodhet në Bruksel.

Ti si do e përkufizoje prezencën e tij në Tiranë, si një burrë shqiptar, por që jeton në Bruksel?

Fashionist është një përmasë tjetër e spektrit të tij artistik. Look-un ai e shikon jo thjesht si një formë, por si një atitude, ku ai përmbledh gjithë influencat dhe impaktin nga kultura dhe subkultura të ndryshme, ai e huazon, e personalizon dhe aktualizon atë. Këtu më vjen për mbarë të citoj divën e modës dhe fashionit, Coco Chanel: “Fashion is not something that exists in dresses only. Fashion is in the sky, in the street, fashion has to do ëith ideas, the ëay ëe live, ëhat is happening.”

Etiketa: mimoza dino robert aliaj interviste


Ju sugjerojmë

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
Aktualitet

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

21 Korrik, 2025 7:38 pm
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

21 Korrik, 2025 7:25 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

21 Korrik, 2025 6:56 pm
Para
Flet xhaxhai i viktimës së atentatit në Lushnjë: Policia ishte aty dhe nuk bëri asgjë 

Flet xhaxhai i viktimës së atentatit në Lushnjë: Policia ishte aty dhe nuk bëri asgjë 

Kush tha që femrat nuk mendojnë për seksin? Studimet e fundit dalin në përfundimin befasues

Kush tha që femrat nuk mendojnë për seksin? Studimet e fundit dalin në përfundimin befasues

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut
















TE FUNDIT

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
21 Korrik, 2025

Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
21 Korrik, 2025

Rrjetet sociale po shërbejnë si një mundësi e jashtëzakonshme promovimi për vendin tonë. Me video të shkurtra, ritmike dhe me...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
21 Korrik, 2025

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks...

Lexo më shumë

Ballkani përballet me zjarre

Ballkani përballet me zjarre
21 Korrik, 2025

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com