Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet xhaxhai i viktimës së atentatit në Lushnjë: Policia ishte aty dhe nuk bëri asgjë 

2017/10/14 at 12:46 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet xhaxhai i viktimës së atentatit në Lushnjë: Policia ishte aty dhe nuk bëri asgjë 

Vrasja e dy personave me kallashanikovë në qendër të qytetit të Lushnjës pak ditë më parë, vazhdon të nxjerrë detaje dhe elementë të rinj, të plotësuar nga të afërm të viktimave apo dëshmitarë të ngjarjes.

***

“Policia ishte 50 m larg vendit të ngjarjes dhe nuk bëri asgjë. I la katër kriminelët të iknin. FNSH-ja rrinte para spitalit, thua se do të ruanin të vdekurit. U thashë të bënin detyrën, të ndiqnin katër autorët që më ekzekutuan nipin. U thashë ndiqini deri tek Plasmasi se aty do i kapni, por nuk lëvizën nga vendi. Jurgeri nuk është trafikant droge, ashtu siç thuhet dhe as kriminel, por i pafajshëm. Ne kërkojmë zbardhjen e ngjarjes, nuk do bëjmë vetëgjyqësi”.

Kështu deklaroi dje Genc Hoxha, xhaxhai i Jurgen Hoxhës, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e së mërkurës në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit të Lushnjës, në vendin e quajtur “Ura e Përroit”. Në këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik mbeti i vrarë edhe Zamir Latifi, ndërsa u plagos 26-vjeçari Marjus Xhepexhiu dhe kalimtari i rastit, Bujar Turku, 66 vjeç.

Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, xhaxhai i 26-vjeçarit Jurger Hoxha pohoi se në atentat morën pjesë katër persona, tre prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me kallashnikov mbi të rinjtë që ndodheshin para lokalit bar kafe.

Biznesmeni dhe njëkohësisht avokati Genc Hoxha u shpreh se familja e tij është persekutuar e ngujuar nga të gjitha sistemet që nga viti 1999 e deri tani në 2017. Ai tha se ndihen të kërcënuar me jetë dhe se kërkojnë mbrojtje e siguri nga shteti.

Dy ditë më parë nipi juaj Jurgeni humbi jetën në një atentat në qendër të qytetit. Çfarë mund të na thoni për ngjarjen, e cila ka tronditur gjithë opinionin publik?

Nipi im e ka emrin Jurger dhe jo Jurgen. Ai ishte kthyer nga Belgjika tri javë më parë dhe jo një javë, siç keni thënë ju në mediat. Ai shkoi si turist në Belgjikë, siç mund të shkojë çdo qytetar tjetër dhe nuk është e vërtetë se është marrë me drogë. Ishte tek i afërmi i tij, djali xhaxhit, pra tek nipi tjetër i imi, i cili jeton në Belgjikë dhe është i martuar me një shtetase belge.

Nuk është e vërtetë se ai është i përfshirë në trafik droge. Jurgeii ishte thjesht një kalimtar i rastit në vendin ku ndodhi ngjarja. Ishte rastësisht aty.

Ju thoni se nipi juaj ishte kalimtar i rastit, ku po shkonte Jurgeni dhe pse ishte tek lokali ku ndodhi masakra?

Nipi po shkonte për vizitë tek motra ime, pra tek halla e tij, e cila e ka shtëpinë afro 15 metër larg vendit ku ndodhi masakra. Ai ka parë djemtë që po rrinin para lokalit dhe ka ndaluar sa për t’i përshëndetur. Janë takuar siç takohen çunat këtu në Lushnje.

Çfarë ndodhi më pas?

Ai ishte duke e pirë kafen në këmbë, kur nga një makinë kanë zbritur tre persona të armatosur e me kallashnikovë në duar. Këta kanë qëlluar menjëherë në drejtim të vendit ku ishte nipi me djemtë e tjerë, të njohur me njëri-tjetrin. Ndërsa një person tjetër ka qenë në makinë. Pra, kanë qenë katër persona. Dhe bënë atë që bënë. Krismat e armëve u dëgjuan deri këtu tek lokali dhe shtëpia ime. Ne shkuam në vendngjarje, por policia nuk na la të afroheshim. Policia ishte 50 metër larg, por nuk bëri asgjë.

Si nuk bëri asgjë?

Nuk bënë asnjë përpjekje për t’i kapur kriminelët, por i lanë të iknin. /Gazeta shqiptare

Etiketa: atantatiJurger Hoxhakallashnikovlushnje

Ju sugjerojmë

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Para
Kush tha që femrat nuk mendojnë për seksin? Studimet e fundit dalin në përfundimin befasues

Kush tha që femrat nuk mendojnë për seksin? Studimet e fundit dalin në përfundimin befasues

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Video/ Pas kritikave për administratën, Rama preferon këtë vend të relaksohet

Video/ Pas kritikave për administratën, Rama preferon këtë vend të relaksohet

TE FUNDIT

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
18 Tetor, 2025

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump reklamoi një tjetër takim me homologun e tij Vladimir Putin të enjten, këtë herë në...

Lexo më shumë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Tetor, 2025

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa...

Lexo më shumë

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
18 Tetor, 2025

Donald Trump ka urdhëruar lirimin e ish-kongresmenit republikan George Santos, i cili u burgos për më shumë se shtatë vjet...

Lexo më shumë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
18 Tetor, 2025

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com