Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të arratiset/ Kapet në Durrës ish- kandidati për deputet i Vetevendosjes, dyshime te forta…

2017/10/07 at 7:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të arratiset/ Kapet në Durrës ish- kandidati për deputet i Vetevendosjes, dyshime te forta…

Ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale të Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, ka provuar të arratiset nga Shqipëria ku mendohet se fshihej prej kohësh.

Ai është kapur në Durrës, nga policia kufitare shqiptare, e cila mësohet se ka kërkuar prej autoriteteve kosovare ndihmë për konfirmimin e identitetit të tij. Ramabaja, siç mëson lajmi.net nga burime brenda policisë, kishte provuar që të udhëtonte me traget për në Itali. Ramabaja ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, që këtë të hënë, më 9 tetor, në orën 10:00, të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtejshme lidhur me rastin”. Lajmi u konfirmua edhe nga policia shqiptare. Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Bashkë me disa figura të tjera të Vetëvendosjes, që kryesisht që kanë jetuar më parë në Zvicër, Ramabaja dyshohet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit” dhe sulmuesin e Azem Vllasit, Murat Jasharin, në përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Etiketa: deputetidurresdyshimesadri rambajaVetëvendosje

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Para
Sali Berisha publikon denoncimin tronditës: Në Kukës po trafikohen fëmijë drejtë Kosovës

Sali Berisha publikon denoncimin tronditës: Në Kukës po trafikohen fëmijë drejtë Kosovës

Neymar-PSG marrëveshje totale. La Liga çon çështjen në gjyq

Nejmar godet pas shpine Barcelonën dhe e denoncon tek UEFA

Fotot nga vendngjarja/ Masivi shkëmbor copëton fuoristradën, tre vetë humbën jetë në Lezhë 

Fotot nga vendngjarja/ Masivi shkëmbor copëton fuoristradën, tre vetë humbën jetë në Lezhë 

TE FUNDIT

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
12 Tetor, 2025

Sot qytetarët e 38 komunave në Kosovë do të kenë mundësi të votojnë për kryetarë dhe përfaqësues të tyre në...

Lexo më shumë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com