Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto video/ Përleshje e dhunë – Pamje të tmerrshme nga referendumi në Kataloni

2017/10/01 at 5:44 PM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto video/ Përleshje e dhunë – Pamje të tmerrshme nga referendumi në Kataloni

Policia spanjolle u vendos në rrugët e Katalonisë qysh në orët e hershme të mëngjesit, për të penguar mbajtjen e referendumit për pavarësi, që nga Madridi po cilësohet si jokushtetues. Pamjet e kapura në fshatin Sarria de Ter në provincën e Gironas tregonin se policia përdori një sëpatë, për të thyer dyert e një qendre votimi ku po votonte presidenti katalans, Carles Puigdemont.

Kurse në Barcelonë, oficerët gjuajtën me plumba gome mijëra protestues duke i larguar me dhunë nga rruga.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës sot ka vendosur që referendumi të pezullohet, kurse qeveria qendrore po e cilësonte si të paligjshëm.

Dhuna e përdorur është dënuar edhe nga krerët katalonas. Puigdemont tha se kjo dhunë është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme.

Tmerrin e kanë përshkruar edhe disa nga qytetarët që po prisnin në radhë për të votuar.

“Një policë ma vuri armën në kokë për të më larguar, derisa unë po mbaja dorën e gruas. Ishte e pabesueshme” deklaroi një qytetar katalunas.

Edhe një 73 vjeçar u tmerrua me dhunën që pa, por theksoi se pavarisht moshës do ta mbrojë shtetin e vet.

“Kam ardhur këtu të votojë për mbrojtjen e të drejtave të vendit tim, i cili është Katalonia”, theksoi Joaquim Bosch.

Protestuesit po shfrytëzojnë mjete të ndryshme për të bllokuar hyrjet e vendvotimeve. Duke nisur që nga traktorët, karrige, tavolina e mjete tjera të forta, për të pamundësuar hyrjen e policëve në qendra.

Zëdhënësi i qeverisë katalunase tha se referendumi është duke u zhvilluar në 73% të  vendvotimeve, pavarësisht nga dhuna policore.

“Njerëzit filluan të vijnë qysh para agimit për tu bashkuar me prindërit, fëmijët dhe aktivistët, që t’i sigurojnë vendvotimet me qëllim që policia të mos hyjë brenda”, deklaroi zëdhënësi katalunas.

Por policia spanjolle ka vazhduar me aksionin e tyre që të pamundësojnë zhvillimin e referendumit.

Në disa fotografi të postuar nga Ministria e Brendshme spanjolle shihen disa kuti të votimit, të cilat pretendohet se janë me fletëvotime të sekuestruara të referendumit.

Ministria e punëve të jashtme te Spanjës, e ka cilësuar këtë referendum si antidemokratik, duke theksuar se është tërësisht jashtë parimeve evropiane duke kërkuar edhe reagimin e BE-së.

Pavarësisht kësaj, shumë qytetarë po vazhdojnë të hedhin votën e tyre.

Tensionet janë në rritje në gjithë vendin, kurse në Madrid po vazhdojnë protesta ku mijëra persona po shfaqin indinjatën e tyre kundër referendumit për pavarësi të Katalonisë.

Deri më tani mbi 40 protestues thuhet se janë të lënduar, kurse edhe 11 policë gjatë përleshjeve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ju sugjerojmë

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
Bota

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

16 Qershor, 2025 10:50 am
Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
Aktualitet

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

16 Qershor, 2025 10:46 am
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
Aktualitet

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

16 Qershor, 2025 10:44 am
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
Aktualitet

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

16 Qershor, 2025 10:15 am
Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
Bota

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

16 Qershor, 2025 10:11 am
Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua
Bota

Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua

16 Qershor, 2025 10:03 am
Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit
Aktualitet

Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit

16 Qershor, 2025 9:58 am
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Bota

Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 9:48 am
Para
4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Anët e këqija të shenjave të horoskopit!

Jahti më superluksoz dhe i famshëm në botë ankorohet në Sarandë

Jahti më superluksoz dhe i famshëm në botë ankorohet në Sarandë

Sali Berisha votohet si opozitari më i mirë në parlament

Denoncimi tek Berisha: Të sëmurët me kancer në mëshirë të fatit, në QSUT s’ka ilaçe

TE FUNDIT

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
16 Qershor, 2025

Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem Ali Khamenei bashkë me familjen! Ajatollahu Ali Khamenei, udhëheqësi...

Lexo më shumë

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
16 Qershor, 2025

I dha me qira mjetin lundrues turistit belg, pa masat e nevojshme të sigurisë, arrestohet nga policia 51 vjeçari. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
16 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e gomones, i cili ditën e dielë goditi një turist gjerman duke...

Lexo më shumë

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
16 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com