Lideri i opozitës Lulzim Basha nga salla e parlamentit ka deklaruar se policia në Elbasan është dhunuar nga dhëndri i kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini dhe një bandë e strukturuar kriminale.
Pjesë nga fjala e Bashës në seancë plenare:
Dhëndri i një kryebashkiakut dhe disa bandidë rrezikuan jetën e disa policëve. Prokuroria urdhëron policinë të përgjojë anëtarët e bandës. Policia refuzon të zbatojë urdhrin. Pas disa ditësh e mohon fare. Gjithçka ndodhi në Elbasan po mbyllet si një incident i rëndomtë.
Kompania e gruas së kryebashkaikut është duke u hetuar për trafik droge.
Po e përmbledh edhe një herë: Një bandë kriminelësh ushtron dhunë ndaj policisë. Policia refuzon ti hetojë dhe ti përgjojë, pastaj policia mohon ngjarjen. Pyetja që ngre sot është: Ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojë policinë. Ku e gjejnë kurajën të mos hetojnë banditët, por ulin kokën në heshtje? Përgjigjen e dini të gjithë…