27 vite burg ka dhënë Gjykata e Lezhës për Alfred Nikollin i cili vrau parukieren Elteva Ndoka.
Vrasja ndodhi më 11 shkurt të vitit 2016. 32-vjeçari u fut brenda sallonit të bukurisë ku punonte parukierja Etleva Ndoka dhe e qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen e mënjehershme.
Viktima dhe i pandehuri kanë pasur lidhje intime, ndërkohë që krimi ndodhi për motive xhelozie.
Gjatë seancave gjyqësore, Alfred Nikolli kishte pranuar krimin duke thënë se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër pasi 28-vjeçarja e kishte refuzuar rilidhjen me të dhe e kishte ofenduar.