Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pse keni vazhdimisht mpirje duarsh

2017/09/25 at 10:06 AM
në -Shëndeti, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja pse keni vazhdimisht mpirje duarsh

Duart përmbajnë disa nga receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin. Të gjithë këta receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash. Nëse një nga këto nerva, ose një seksion i këtyre nervave, tkurret ose dëmtohet, truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart.
Pasojat mund të jenë mpirja e duarve.

Një nga shkaktarët kryesorë të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit karpal, një gjendje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit.

Përveç mpirjes, simptoma të tjera të sindromës së tunelit karpal janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.

Përveç kësaj sindrome, mpirja e duarve shkaktohet edhe për shumë arsye të tjera, në disa raste edhe serioze. Nga diabeti deri tek problemet me tiroidet, ja cilat janë disa nga arsyet përse ju mpihen duart:

Bërryli i tenisit: Nëse luani tenis ose golf, apo merreni me aktivitete që kërkojnë përkuljen e dorës, kyçit ose bërrylit rrezikoheni nga epikondiliti ose “bërryli i tenisit”. Kjo gjendje vjen si rezultat i mbipërdorimit dhe tejlodhjes së tendinave të muskujve që fiksohen në të gjithë këtë pjesë. Disa nga veprimet që shkaktojnë epikondilitin në mënyrë tipike janë: suvatimi, përdorimi i veglave hidraulike, vizatimi, prerja e mishit në kuzhinë, shtrëngimi i vidave etj.

Çrregullime të tiroideve: Mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen ndërmend, megjithatë një çrregullim i tiroides mund të çojë edhe në mpirje të duarve. Nëse lihet pa trajtuar, një tiroide jo mjaftueshëm aktive, apo hipotiroidizmi, mund të çojë në dëmtime të nervave që transportojnë informacione mes trurit, shtyllës kurrizore dhe pjesës tjetër të trupit. Nëse po përjetoni edhe simptoma të tjera të hipotiroidizmit, si rënie të flokëve, shtim në peshë apo keni të ftohtë gjatë gjithë kohës, është koha të flisni me një mjek

Goditje në tru: Mpirja ose ndjesia e shpimit me gjilpërë mund të jenë shenja paralajmëruese të goditjes në tru. Simptoma të tjera të para të kësaj sëmundjeje janë probleme me të folurin ose të menduarin, marrje mendsh, shikim të turbullt ose shtrembërim të buzëqeshjes. Nëse të gjitha këto përshkruajnë atë që po ndieni, bëni menjëherë një vizitë mjekësore. Edhe nëse jeni të rinj, mund të pësoni goditje në tru për ndonjë arsye a tjetër. Rreth 10% e të gjithë viktimave nga goditja në tru janë më të rinj se 45 vjeç. Të qenit në formë ose aktivë fizikisht nuk do të thotë se nuk jeni të rrezikuar nga goditja në tru.

Cistet: Cistet ganlion janë gjëndra jo-kancerogjene ose depozita që mund të formohen në të gjithë trupin, edhe pse priren të shfaqen mbi ose përreth kyçeve. Këto ciste janë të zakonshme. Nëse formohen në kyçin e dorës, mpirja është simptoma më e zakonshme. Zakonisht ato zhduken vetvetiu, në rast të kundërt nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

Diabeti: Me siguri e dini tashmë se urinimi i shpeshtë, etja e shtuar dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak janë të gjitha shenja të para të prediabetit. Nëse po përjetoni këto simptoma duhet të konsultoheni me një mjek. Nëse lihet pa trajtuar, mund të zhvillohet mpirja e duarve si pasojë e dëmtimit të nervave nga diabeti. Turbullimi i shikimit, problemet me veshkat dhe zemrën janë të gjitha rreziqe të lidhura me mostrajtimin e diabetit. Burimi “shëndeti.com.al”

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Vrau gruan me sqepar/ 49 vjeçari asnjë pendesë: Ajo më tradhtonte

Vrau gruan me sqepar/ 49 vjeçari asnjë pendesë: Ajo më tradhtonte

The Guardian: Në malet pa kufij të Ballkanit, një xhep i mrekullueshëm i Europës

The Guardian: Në malet pa kufij të Ballkanit, një xhep i mrekullueshëm i Europës

Flor Binaj nuk do të largohet nga “Portokallia”, ja çfarë ndodhi

Flor Binaj nuk do të largohet nga “Portokallia”, ja çfarë ndodhi

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com