Deklarata surprizuese e Klaudia Pepës një ditë më parë në emisionin ‘Rudina’, ku në një videomesazh e quajti ish-bashkëshortin Albi Nako ‘vëllai im i madh’, ka rezultuar në një sërë reagimesh të ashpra të ndjekësve të balerinës në rrjetet sociale.
Në një postim të saj të fundit në Instagram, disa komentues e kanë kritikuar e madje fyer Pepën në lidhje me fjalët e përdorura, por nuk ka munguar as një reagim nga familja e balerinës.
Motra dhe nëna e Klaudias janë përfshirë në një debat të ashpër me komentuesit, ku janë përpjekur t’u shpjegojnë atyre se nuk kishte asgjë të keqe në atë që Klaudia kishte thënë dhe askush nuk kishte të drejtë të merrej me jetën e saj private.