Një shtetase 40-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. Mësohet se gruaja është denoncuar nga vjehrra e saj, për dhunë fizike.
Sipas burimeve zyrtare, Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe më 8 shtator ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, R. Qoshku, 69 vjeçe.
Ndaj gruas rëndon akuza e dhunës në familja, dhe po hetohet nga organet e posaçme.