Rreth 108 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë ndaluar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë është zhvilluar mëngjesin e sotën në fshatin Eklisohori në Igumenicë.
Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit, ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 12 pako të mëdha me 107 kg 850 gram marijuanë.
Si pasojë janë arrestuar shoferi 42 vjeçar dhe pasagjeri 30 vjeçar, për të cilët ende nuk dihet nëse janë shqiptarë apo grekë.