Viti 2017 përkon pikërisht me vitin e Gjelit në horoskopin kinez. Të lindurit në shenjën e Gjelit i përkasin viteve : 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, dhe 2029. Sipas astrologjisë kineze personat që kanë lindur në vitin e shenjës aktuale, janë ata të cilët do përjetojnë vitin më të keq të një cikli 12-vjeçar. Por viti i Gjelit nuk ka qënë edhe aq favorizues për shumë shenja të tjera.
Por veçanërisht Gjelat kanë qënë ata të cilët kanë provuar peshën e rëndë të tersit këtë vit. Kjo ka nisur që në muajin Janar, u përkeqësua në fund të prillit dhe në fillim të majit, dhe kulmin e pati në korrik. Por mos u trishtoni, shtatori është muaji i fundit i cili do t’ju përballë me sfida. Sipas astrologjisë, shpërblimet e gjithë vuajtes tuaj të vazhdueshme do i shihni në dhjetor, ku Gjelat do marin frymë lirisht.
Për vitin 2018 janë të lindurit në shenjën e Qenit ata të cilët do vuajnë njësoj si Gjelat këtë vit. Në fakt astrologjia kineze e sheh si diçka pozitive pasi të gjithë ndryshimet, sfidat, kanë si qellim t’ju forcojnë dhe në fund t’ju spastrojnë nga gjërat që nuk keni nevojë, edhe pse fillimisht mund t’ju duket e dhimbshme. Marrëdhëniet që nuk janë për ju, janë të parat që spastrohen gjatë këtyre viteve të mundimshme.