Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre edhe rëndë nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut.
Mediat lokale, duke iu referuar policise shkruajne se nje person hapi zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend plot me njerëz.
Policia është vënë në ndjekje të autorit por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve.