Janë ndarë sot pozicionet e deputetëve gjatë mbledhjes së grupit të PS-së. Emri i Saimir Tahiri nuk doli asgjëkundi në komisionet parlamentare. Por Rama sapo e zbuloi detyrën e re: Ish-ministri i Brendshëm do të jetë koordinator për bashkëqeverisjen me popullin. Një detyrë partiake kjo dhe jo parlamentare që nuk e kemi dëgjuar më parë. Rama me pak fjalë e sqaroi se Tahiri do të merret me hallet e popullit si dhe do të koordinojë punën e ministrave me bazën.
Rama: “Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një kordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë website i rradhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkqëverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”.
*Në foto Tahiri në momentin kur i caktohet detyra e re
/Opinion.al