Sot janë bërë 19 vite nga vrasja e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari. Si çdo vit në nder të tij u zhvillua një ceremoni përkujtimore tek memoriali në qendër të Tiranës. Ra në sy mungesa e Jozefina Topallit dhe plot figurave të tjera politike të përjashtuar nga Basha.
Por Topalli e ka kujtuar Azem Hajdarin përmes kësaj fotoje dhe këtyre fjalëve që shkruan në facebook:
“20 vjet me pare, ne opoziten e veshtire te 97-es, por me lidere te vertete, pa llogari dhe me zemer per te rivendosur Shqiperine ne shinat e demokracise!”