Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 66 vjeçare, aktorja e njohur e kinemasë shqiptare, Hajrie Rondo. Aktorja vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë e cila iu rikthye sërish kohët e fundit. Rondo është e njohur për pjesëmarrjen në shumë role në kinema, por roli që e bëri të pavdekshme për artdashësit është ai i Tanës te “Përrallë nga e kaluara” apo edhe Lina, gruaja e Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë”.