Të paktën 28 turistë të mbytur numëron sezoni veror në Shqipëri. Një vëzhgim i emisionit “Stop” konstaton, se përgjatë gjithë vijës bregdetare, ose mungojnë kullat e vrojtimit, ose edhe kullat edhe personat, që duhet të shpëtojnë jetë. Një VKM rregullon mënyrën e funksionimit të këtyre strukturave, por as që është vënë në jetë nga njësitë vendore.
Gazetari i emisionit “Stop” ka realizuar një vëzhgim përgjatë vijës bregdetare nga kur rezultoi se ekzitojnë vetëm kulla, por asnjëra prej tyre nuk ka vrojtues.
Gazetari: Jemi në mesin e muajit Gusht në qytetin e Sarandës një ndër qytet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Para një muaj e gjysëm emisioni Stop ka investiguar pjesën dërrmuese të bregdetit shqiptar ku ka evidentuar një sërë problematika, një ndër prej tyre dhe mungesa e kullave të vrojtimit, pajisur edhe këto edhe me vrojtuesin i cili duhet tu vijë në ndihmë pushuesve.
28 është numri i të mbyturve në sezonin veror e 2017, ndoshta ky numër do të ishte më i vogël nëse do të ishin marrë masa dhe gjërat do të funksiononin siç duhet në Shqipëri.
Ligji shqiptar parashikon krijimin e një ambienti të sigurt për turistët e huaj dhe shqiptar. Një VKM e dalë në 18.05.2016 në Nenin 6. Pika c, parashikohet që pushteti lokal që jep ambientet me qira, bizneseve private duhet t’i detyrojë ata në bazë të VKM që të ndërtojnë një kullë vrojtimi dhe të punësojnë një vrojtues.