Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 8 kilogramë kokainë.
Arrestimi është bërë të enjten e kaluar, kur policia rrugore e Veronës ndaloi një makinë Peugeot 407 me targa belge, e cila drejtohej nga shqiptari.
Kontrolli zbuloi shtatë “bukë” kokaine, me peshën totale 8 kilogramë që e kishte fshehur pas sinjaleve të pasme të makinës.
30-vjeçari me iniciale I. X., u arrestua dhe të shtunën në mëngjes u paraqit para gjyqtarit, i cili vendosi masën e sigurisë arrest në burg.