Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Neonazistët provuan nga Shqipëria. Faqja u mbyll pas ankesave

2017/08/31 at 8:48 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Neonazistët provuan nga Shqipëria. Faqja u mbyll pas ankesave

Andrew Anglin, themelues i faqes neonaziste të internetit “the Daily Stormer” e ka pasur të pamundur këto ditë të gjejë një domain ku të mund të ngrejë faqen e tij.


Sipas asaj që bën të ditur “Newsweek”, kompania amerikane e hostimeve “GoDaddy” ia kishte fshirë atij faqen, pasi kishte publikuar një artikull përçmues ndaj Heather Heyer, aktivistes antifashiste që ndërroi jetë pasi u shtyp nga automjeti i drejtuar nga një neonazist, gjatë mitingut të supremacistëve të bardhë në Charlottesville, më herët gjatë gushtit.

“The Daily Stormer” u fshi edhe nga “Google” për shkelje të kushteve të shërbimit të rrjetit gjigant të kërkimeve, e pasi dështoi të siguronte një domain rus, u përpoq të hidhte “online” një faqe të kriptuar.

Anglin njoftoi të mërkurën, përmes rrjetit social “Gab” se faqja kishte dalë sërish “online” me adresë https://dailystormer.al/, gjë që nënkupton se ishte regjistruar me një domain në Shqipëri.

Por edhe kompania shqiptare “Host.al”, që merret me regjistrimin e domaineve me prapashtesën “.al”, reagoi duke e bllokuar këtë faqe raciste vetëm pak orë pasi kishte marrë ankesa.

Pjesëtarë të grupit të “hacker”-ave “Anonymous Albania” e manifestuan këtë vendim si një fitore të tyren, pasi kishin raportuar më herët se “Daily Stormer” ishte zhvendosur duke gjetur strehë në domainet shqiptare.

“Domainet që nxisin racizëm, urrejtje apo krime ndaj njerëzimit nuk janë të lejuara në vendin tonë”, tha një zëdhënës i “Host.al”, duke shtuar se Shqipëria “gjithmonë ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër racizmit”. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria shërbeu si një strehë e sigurtë për shumë refugjatë hebrenj nga shumë vende të tjera”, tha zëdhënësi.

Anglin reagoi sërish dhe tha se faqja do ta gjejë gjithsesi një domain.

E emëruar sipas emrit të një gazete të nazistëve gjermanë “Der Sturmer”, “the Daily Stormer” është një faqe e dedikuar përhapjes së antisemitizmit, neonazizmit dhe nacionalizmit të bardhë, kryesisht përmes hiperbolave dhe tregimeve të mbushura me epitete, rreth çështjeve të tilla si pretendimi se hebrenjtë kontrollojnë botën apo krimet e njerëzve me ngjyrë ndaj të bardhëve”./T.Ch

Etiketa: ankesatfaqja u mbyllneonazistetshqiperia


Ju sugjerojmë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
Video dhe foto nga vendi ku ka ndodhur vrasja në Tiranë/ Ja detajet e reja nga ngjarja

Reagon kryetari i Gjykatës së Lartë/ Zaganjori: Vrasja e gjyqtares Hafizi akt i ulët

Vasili: Rama shkriu ministrinë ku investoi mbi 100 milionë euro

Vasili: Qeveria e re është destrukturim i shtetit

Ish-kryeministri Berisha postim për “Ballist” Morinën: Viktimë e takimit Rama-Vuçiç

Berisha: Krimineli shkrehu këmbëzën, por vrasjen e bën ata që qëndruan në anën e vrasësit
















TE FUNDIT

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}