Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit

2017/08/31 at 11:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një status në faqen e tij në facebook ku shkruan se Sabiha Kasimati, punonjëse e Institutit të Shkencave, një shkencëtare e rrallë edhe për vendet e pasura, e jo më për një vend si Shqipëria, u vra nga regjimi i injorantëve më 26.2.1951, me rastin e incidentit të dinamitit në legatën sovjetike, bashkë me 21 persona të tjerë. Vepra e saj shkencore, menjëherë u vodh. 

Nga Kastriot Dervishi

Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit

Një prej anëve më të padukshme të komunizmit, ose një prej vjedhjeve më të padukshme të tij është vjedhja e pasurisë intelektuale. Kjo pasuri është shumë e vështirë të identifikohet sepse hajdutët dhe kriminelët pas vrasjes, zhduknin çdo gjurmë të krimit të tyre. 
Sabiha Kasimati, punonjëse e Institutit të Shkencave, kjo shkencëtare e rrallë edhe për vendet e pasura, e jo më për një vend si Shqipëria, u vra nga regjimi i injorantëve më 26.2.1951, me rastin e incidentit të dinamitit në legatën sovjetike, bashkë me 21 persona të tjerë. Vepra e saj shkencore, menjëherë u vodh. 
Në vitin 1958 Georgji Dimitriveç Poljakov (me tre ndihmës shqiptarë, administratorë të dokumenteve që gjetën) botoi librin “Peshqit e Shqipërisë”. Kjo vepër studimore e rrallë nuk ishte tjetër veçse puna shkencore disavjeçare e Sahiha Kasimatit. Botimi i parë i Universitetit të Tiranës u shtyp në 1535 ekzemplarë. Në parathënien e këtij libri thuhej:
“Kjo vepër mbi peshqit e Shqipërisë është fryti i punës shkencore të Sektorit të Ihtiologjisë të Institutit të Shkencave. Ky sektor, i cili filloi veprimtarinë e tij aty nga fundi i vitit 1951, u ngrit me qëllim që të kërkojë mënyrat dhe metodat më të mira të shfrytëzimit e të restaurimit të faunën ihtike të ujërave të ëmbla e të kripura, për t’i shërbyer ekonomisë së peshkut në Shqipëri”.
Në këtë studim përshihen 99 familje me 267 specie nga të cilat 30 i përkasin ujërave të ëmbla, trajtohet koha dhe vendi i prodhimit, ritmi i rritjes dhe zhvillimi, migracioni, mjetet e metodat e shfrytëzimit, përhapja gjeografike, etj. 
Sipas shpjegimeve në libër bëhet e ditur se ihtilohu Georgji Dimitriveç Poljakov ka ardhur në Shqipëri fill pas vrasjes së shkencëtares Sabiha Kasimati në fund të vitin 1951, duke qëndruar deri në mes të vitit 1953. Ai u dërgua nga Bashkimi Sovjetik “për të ndihmuar” punonjësit e Sektorit të Ihtiologjisë së Institutit të Shkencave “në punën e vështirë të kërkimeve shkencore”. Sipas librit profesori sovjetik “mundi brenda një kohe të shkurtër t’i vërë sektorit të Ihtiologjisë baza të shëndosha organizative, të drejtojë me kompetencë të gjitha punimet shkencore dhe të vlerësojë si duhet problemet kyçe që preokuponin për sa i përket lidhjes së shkencës me praktikën”. Po ashtu thuhet se Poljakovi i vuri detyre vetes të mbarojë të parën vepër të plotë për faunën ihtike të vendit tonë, detyrë të cilën “e kreu me sukses”.
Siç edhe shihet, koha prej një viti e gjysmë është krejt e pamjaftueshme për realizimin e një vepre të tillë. Autori sovjetik është tradhtuar në këtë mënyrë vetëm nga ky fat. Plagjiatura që ai ka kryer, duke përdorur si maskë disa autorë shqiptarë është e dukshme.

Etiketa: kastriot dervishiSabiha Kasimatistudimi i vjedhur

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Pasi tradhtoi bashkëshorten, krimineli më i bukur në botë fejohet me një tjetër?!

Pasi tradhtoi bashkëshorten, krimineli më i bukur në botë fejohet me një tjetër?!

Kolegu e nxjerr zbuluar Nicole Scherzinger: Ajo gënjen për moshën e saj!

Kolegu e nxjerr zbuluar Nicole Scherzinger: Ajo gënjen për moshën e saj!

500 kg kanabis i fshehur mes gjetheve, sekuestrohet nga Policia

500 kg kanabis i fshehur mes gjetheve, sekuestrohet nga Policia

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com