Marina dhe Getoari do të kurorëzojnë martesën e tyre më 10 shtator. Këtë e kemi mësuar, edhe pse dyshja është treguar shumë diskrete në lidhje me këtë ceremoni. Por falë një postimi të Albana Osmanit në Instagram, mësuam dhe disa detaje të reja.
Ceremonia e dasmës do të mbahet në “Gjirin e Lalzit” te kompleksi “Lura”, dhe do të nisë në orën 20:00. Gjithashtu ata kanë menduar edhe për një detaj që shumë pak e kemi parë. Ftesat e dasmës do të jenë të personalizuara për të gjithë të ftuarit, duke bërë diferencën.
Në rastin e Albana Osmanit, ata kanë përdorur luledielli, duke e bërë edhe më interesante këtë ftesë. Epo nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë dyshes jetë të lumtur.