Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve në korrik/ Shqipëria zë vendin e tretë në Europë

2017/08/22 at 10:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve në korrik/ Shqipëria zë vendin e tretë në Europë

Shqipëria vijon të mbajë rekordet europiane përsa i takon ritmeve të rritjes së çmimeve. INSTAT raportoi sot se rritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2017 është 3,0 %.  Ritmet më të larta të rritjes së çmimeve këtë muaj i patën Lituania dhe Estonia dhe Shqipëria.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,9 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, “pije alkolike dhe duhan” me 0,8 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 1,9 %, pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 1,7 %. Në muajin Korrik 2017, ndryshimi mujor i i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është -0,7 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “ushqime dhe pije jo alkolike.

Në fillim të këtij viti për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat II, janë ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE).

Ju sugjerojmë

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

10 Gusht, 2025 8:35 pm
Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet
Sport

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet

10 Gusht, 2025 8:22 pm
Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv
Bota

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv

10 Gusht, 2025 7:57 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët
Aktualitet

Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

10 Gusht, 2025 7:08 pm
FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar
Rajoni

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar

10 Gusht, 2025 6:44 pm
Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
Bota

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

10 Gusht, 2025 6:20 pm
Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

10 Gusht, 2025 5:58 pm
Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde
Rajoni

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

10 Gusht, 2025 5:28 pm
Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje
Rajoni

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

10 Gusht, 2025 4:55 pm
Para
Meshkujt e kësaj shenje horoskopi janë më të mërzitshmit në krevat

Meshkujt e kësaj shenje horoskopi janë më të mërzitshmit në krevat

Sherr mes krushqve në Korçë, plagoset rëndë një person

Kush është ish-polici me precedent, që iu vu eksploziv në banesë

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 23 gusht 2017

TE FUNDIT

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
10 Gusht, 2025

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore mbrëmjen e sotme, duke tronditur disa qytete, përfshirë Stambollin dhe qendrën...

Lexo më shumë

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet
10 Gusht, 2025

Milani ka gjetur heronjtë e rinj, që japin shpresë për të ardhmen. Nga manovrat e Igli Tares në merkato, te...

Lexo më shumë

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv
10 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshje boksi në Japoni. Sipas mediave të huaja mësohet se dy boksierë...

Lexo më shumë

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
10 Gusht, 2025

Rrezet e diellit, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit, sjell edhe shtim të rasteve me problemet në lëkurë. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com