Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme ishullin e Ischias ka shkaktuar të paktën 2 të vdekur e 26 të plagosur, duke sjellë edhe dëme të mëdha në ndërtesat e vjetra të ishullit turistik.
Bëhet fjalë për dy gra që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve nga tërmeti, ndërsa fatmirësisht është nxjerrë i gjallë një fëmijë 7 muajsh.
Por dy vëllezërit e tij janë ende në rrënojat e shtëpive të shembura dhe po gërmohet që të nxirren të gjallë, për të mos e rritur bilancin tragjik të tërmetit.
Tërmeti ka qenë me magnitutë 4 ballë të shkallës Rihter dhe ka qenë vetëm 3 kilometra larg ishullit, duke bërë që ai të ndihej fort në zonë.