Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë, ku një grua 57-vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi dje, ndërsa gruaja, e cila thuhet se vuante nga çrregullime të shëndetit mendor ka ndërruar teksa transportohej për në spitalin e Beratit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.08.2017, në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja B.D, vjeç 57, me çrregullime mendore, e cila vdiq gjatë transportimit për në spital Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprim.