Ministrat teknikë të PD-së kanë dhënë ditën e sotme dorëheqjen 3 muaj pas marrëveshjes “Rama – Basha”.
Ata me anë të një akti formal kanë dhënë dorëheqjen nga postet përkatëse. Në bazë të marrëveshjes ata do të qendronin në detyrë për të monitoruar zgjedhjet.
Megjithatë edhe në mungesë të kryeministrit Rama për shkak të pushimeve ata kanë dorëzuar sot largimin e tyre nga qeveria.
Ministrat teknikë qëndruan në pushtet dy muaj pas zgjedhjeve për të hartuar raportin për standardin e tyre. Në 3 muaj qeverisje ministrat teknik dhe Rama nuk u takuan asnjëherë.