Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e Mediut: Ku gaboi Basha dhe pse ministrat teknikë nuk garantuan zgjedhjet

2017/08/14 at 10:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Partisë Republikane Mediu i ftuar në Washington, takime në Kongres dhe Senat

Aleati kryesor i PD, kreu i PR, Fatmir Mediu që u bë deputet me listat e demokratëve ka disa vërejtje për kryetarin e opozitës dhe marrëveshjen që hartoi me Ramën. Edhe njëherë ai bëri thirrje të tërhiqen ministrat teknik.


Pjesë nga intervista e Mediut në gazetën Mapo:

“Marrëveshja Rama-Basha nuk u zbatua nga socialistët dhe pjesëmarrja e ministrave teknikë u kthye thjesht në një akt formal, pa mundur të garantojë një optimum zgjedhor edhe pse ministrat u angazhuan seriozisht.

Opozita ishte bllok në dukje, por gabimisht përfaqësuesit e partive të tjera të koalicionit u vendosën si deputetë zone të PD, duke lënë në pasivitet total strukturat dhe votuesit e tyre. Kjo bëri që në gjithë zonat elektorale të mos maksimalizoheshin votat që kishin partitë e tyre. Strukturat dhe individët konkurrues të partive të tjera u injoruan ose u anashkaluan.
Programi ishte program i mirë, por i prezantuar në një kohë të shkurtër, në pamundësi për t’u përcjellë, kuptuar dhe pranuar nga votuesit.

Fushata ndoshta për shkak të marrëveshjes humbi adrenalinën e saj dhe shumë votues opozitarë kundër Ramës nuk arritën të kuptonin dhe pranonin këtë marrëveshje, gjë e cila krijoi percepsionin e gabuar, por dhe të stimuluar nga Rama dhe media pranë tij që PD të shihej si pjesë e qeverisë apo do ishte pjesë e qeverisë mbas zgjedhjeve. Kjo ishte një strategji e ndjekur në mënyrë diabolike, por me mençuri nga Rama.

U krijua një përshtypje e gabuar se Rama ishte pjesë e zgjidhjes nëpërmjet marrëveshjes dhe bashkëpunimit, ndërsa problemi ishte vetëm LSI, gjë tërësisht e gabuar sepse PS dhe LSI apo Rama-Meta kanë qenë pjesë e të njëjtit problem për 4 vite të dy bashkëkryetar.

Mosnjohja e thelbit të marrëveshjes apo transparencës së diskutimeve që çuan në marrëveshje, krijuan paqartësi dhe konfuzion. Gjithmonë u pretendua se marrëveshja ishte shumë më tepër se ajo që u bë publike dhe kjo mbahej si një raport i dy drejtuesve Rama dhe Basha. Kjo mund të mos ketë asnjë të vërtetë, por besoj që krijoi mosbesim te të djathtët, të cilët e shihnin Ramën si përgjegjësin dhe kundërshtarin kryesor politik. Ne duhet ta trajtonim mazhorancën si një e keqe për vendin pa dallim.
Mendoj gjithashtu se problemi me listat e kandidatëve ishte evident jo vetëm me largimin e disa figurave të PD-së që kishin raport publik dhe elektoral, por edhe për faktin se pjesa më e madhe e kandidatëve të rinj nuk njiheshin nga publiku dhe nuk kishin lidhje me strukturat e PD-së, si dhe nuk patën mundësi në një kohë të shkurtër të njihen nga votuesit edhe të zonave të tyre.

Republika e Re në koncept do ishte Republika e qytetarëve të përfaqësuar nga njerëz me vlera intelektuale dhe morale, por që për fatin e keq askush nuk mundi t’i njohë, për shkak të kohës së shkurtër, për shkak se ishin figura jopublike dhe në pamundësi të zhvillonin fushatë të gjerë mediatike. Më kuptoni, nuk kam asnjë vërejtje për formimin dhe integritetin e tyre, por mendoj se kur kandidon për deputet duhet një kohë që të njohësh strukturat dhe të krijosh impakt me publikun. Lufta e PD-së ndaj LSI i dha pa të drejtë kësaj të fundit tiparet e opozitës dhe ne tiparet e qeverisë.

Partitë aleate u shkrinë dhe nuk u integruan në proces. Siç e theksova më sipër ato u konsideruan si kandidatë zone të PD-së dhe impakti i tyre elektoral ishte minimal.

Dalja vetëm nën logon e PD-së ishte më e disfavorshme se formula tjetër e koalicionit të parashikuar në Kodin Zgjedhor, që i jep çdo partie mundësinë që të mbledhë votat në çdo skaj të Shqipërisë dhe përfituesja kryesore do të ishte PD.

Po ashtu, ishte e domosdoshme që partitë dhe liderët e koalicionit të lëviznin në mënyrë të organizuar për të bërë thirrje që të votohej për PD. Nuk u shfaq aspak koalicioni, por vetëm PD dhe spontanisht partitë e tjera ose fare.

PR për shkak të domosdoshmërisë ligjore për të qenë në fletën e votimit, ka marrë gabimisht rreth 5 000 vota me gjithë angazhimet elektorale të lidershipit të PR, duke bërë thirrje të votohej për PD”.



Ju sugjerojmë

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
Bota

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç

15 Qershor, 2026 11:46 am
Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve
Bota

Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve

15 Qershor, 2026 11:43 am
“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Para
Foto/ Ja si duket Jorida Tabaku dy muaj pas lindjes së binjakeve

Foto/ Ja si duket Jorida Tabaku dy muaj pas lindjes së binjakeve

Aksident në Golem, dyshohet për viktima (foto)

Aksident në Golem, dyshohet për viktima (foto)

Aksidenti në Golem/ Policia: Drejtuesi i mjetit, 21 vjeç ka ndërruar jetë

Aksidenti në Golem/ Policia: Drejtuesi i mjetit, 21 vjeç ka ndërruar jetë
















TE FUNDIT

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
15 Qershor, 2026

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës...

Lexo më shumë

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
15 Qershor, 2026

Sipas New York Times, pamja ishte e pazakontë edhe për standardet e Trump. Presidenti ishte ulur pranë kafazit së bashku...

Lexo më shumë

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
15 Qershor, 2026

Irani kërkon që Izraeli të “ndalojë plotësisht” ofensivën e tij në Liban, tha ministri i jashtëm iranian. Sipas një njoftimi...

Lexo më shumë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
15 Qershor, 2026

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve. Sipas variantit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}