Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi nga televizioni/ Ja kujt ia lë në dorë Luana karrierën pas ikjes nga Top Channel

2017/08/13 at 9:04 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Largimi nga televizioni/ Ja kujt ia lë në dorë Luana karrierën pas ikjes nga Top Channel

“Benzina” ishte klipi më i fundit i Luana Vjollcës, e cila këto vitet e fundit ka plotësuar figurën e saj si showgirl, duke i hyrë edhe tregut të muzikës me publikimin shpesh të këngëve të reja.

E dashura tashmë e deklaruar e menaxherit të artistëve nga Kosova, Krenar Çoçaj, pas shumë vitesh karrierë si prezantuese në “Top Channel”, flitet se nuk do të rinovojë kontratën për sezonin e ri pas mbylljes së programit “Pa limit”. Ndërkohë, burime pranë Luanës na kanë treguar se ajo po punon që të hyjë në tregun e muzikës si këngëtare nën menaxheminin e të dashurit të saj, Çoçaj. Duket se historia po përsëritet, pasi po të kthehemi pas në kohë, disa vite më parë, kujtojmë që Krenari ishte jo vetëm i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, por edhe menaxheri i saj personal. Ndërkaq, Luana pasi ka nxjerrë disa klipe muzikore, dhe pasi ka provuar eksperiencën e koncerteve bashkë me kunatin Getoar Selimi, e ka kuptuar që fitimet më të mëdha dhe karriera në vazhdim mund t’i shkëlqejë në fushën e muzikës.

Me linjat e rrumbullakosura dhe ekzibicionizmin skenik, tashmë e ka vërtetuar se mund të rrëmbejë zemrat e shumë ndjekësve në koncerte, ashtu siç ka mundur t’i tërheqë ata pas vetes në Instagram. Ndërkohë, duke nisur bashkëpunimin profesional me të dashurin, ata do të kenë mundësi të shkurtojnë distancat mes Prishtinës dhe Tiranës, duke planifikuar edhe një bashkëjetesë të mundshme. Djali simpatik dhe i pasur nga Prishtina, i cili arriti ta fuste në tregun e muzikës Dafina Zeqirin vite më parë (me ardhjen e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur s’e njihte askush), natyrisht që do t’ia dalë ta bëjë edhe Luanën një nga emrat e kërkuar dhe të paguar në koncerte, edhe pse ajo është komentuar në rrjetet sociale për zërin minimalist. Nga ana tjetër, Krenari nuk i ka mbyllur ende hesapet me të shkuarën, pasi vetëm pak javë më parë Drejtësia vendosi masën e dënimit gjashtë muaj burg për rrahjen që i bëri këngë- tarit Ledri Vula, për arsye xhelozie në kohën që ai ishte lidhur me Dafinën. Sot ai duket shumë i përkushtuar ndaj Luanës, madje e prezanton si gruan e tij, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë. Hera e parë kur deklaroi publikisht ndjenjat e tij ndaj Luanës ishte gjatë kohës kur prezantuesja drejtonte emisionin “Pa limit”, dhe para transmetimit postonte në Instagram momente nga paskuintat e programit. Krenari nuk qëndroi indiferent ndaj një prej videove, mesa duket i ngacmuar nga komentet e shumta të djemve të tjerë, ndërsa i shkroi: “Vetëm ti mund ta bësh këtë. Vetëm ti mund të jesh aq seksi dhe e ëmbël në po të njëjtën kohë”.

Ky është komplimenti i parë hot që Luana mori nga i dashuri në rrjetet sociale, me të cilin u ndoqën në Instagram vetëm pak kohë më parë. Edhe pse ata vetë nuk kanë postuar asnjë foto çift, nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacit, që i ka fotografuar fillimisht ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë, e më pas duke shëtitur në Amsterdam. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi u hodhën më 10 korrik të vitit që lamë pas, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Më pas lidhja e tyre ka vazhduar intensivisht edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë. Gjithsesi, ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.

Etiketa: luana vjollca

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Vdekja e turistes ruse në Ksamil, rivendoset në punë pajisja e analizës së ADN-së

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, rivendoset në punë pajisja e analizës së ADN-së

Neymar debuton me PSG, gol qesharak i lojtarit kundërshtar

Neymar debuton me PSG, gol qesharak i lojtarit kundërshtar

Shengeni “mbledh rripin”/ Gjermania nis hetimet në kufi, shqiptarët ndalohen në Rinas

Shengeni "mbledh rripin"/ Gjermania nis hetimet në kufi, shqiptarët ndalohen në Rinas

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com