Qyteti i Librazhdit rrezikohet nga një vatër zjarri në periferi të qytetit. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Enver Shkurti, nga përmasat e mëdha të zjarrit po rrezikohen banesat në fshatrat Semes dhe Arrëz. BalkanWeb sjell edhe fotot nga vendngjarja, ku duket vatra aktive e zjarrit.
Sipas raportimeve mësohet se për ta shuar atë është mobilizuar i gjithë komuniteti, punëtorë të bashkisë dhe shërbimi zjarrfikës por situata mbetet mjaft kritike.