Dejvis Rrustemaj, 27 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës si autor i një atentati të ndodhur dy ditë më parë në “Komunën e Parisit”, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha. Por kush është Dervis Rrustemaj? Mësohet se ai i ka shpëtuar edhe vetë një atentati të ndodhur në fillim të majit në kryeqytet në zonën e Kinostudios.
Ai u tentua të vritej pasditen e 4 majit, para një bilardoje që ndodhet në afërsi të një xhamie në rrugën “Xhanfize Keko”, mes Kinostudios dhe Porcelanit. Policia tha se Rrustemaj njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ngjarja më e fundit për të cilën ai u hetua ishte kanosja e djalit të biznesmenit të karburanteve, Ilias Fisheku.
Rrustemaj, u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor. 26-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “kanosje”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja tek komuna e Parisit