Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Shëtiste nëpër qytete/ Kapet grabitësi me “Honda”, vidhte me dhunë karburantet

2017/08/05 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-Shëtiste nëpër qytete/ Kapet grabitësi me “Honda”, vidhte me dhunë karburantet

Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.


Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor “Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 (shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.

Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-Aleks Prifti, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.

Konkretisht:

1.Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

2.Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

3.Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

4.Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë (pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

5.Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

  1. Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.
  2. Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulonte me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndersa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.

http://www.dailymotion.com/video/x5vzu81#tab_embed

Etiketa: Alekks PrisftiGRABITJEkarburante


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Para
Sezoni turistik sjell dyndje në kufi, radhë të gjata në sportele

Sezoni turistik sjell dyndje në kufi, radhë të gjata në sportele

Video/ Kush është Aleks Prifti, grabitësi me “Honda” i karburanteve?!

Video/ Kush është Aleks Prifti, grabitësi me "Honda" i karburanteve?!

Zbulohet arsyeja shkencore përse meshkujt nuk kërkojnë asnjëherë falje

Mjekët gjinekolog japin alarmin e infertilitetit, të prekur 13% e çifteve të reja
















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com