Këngëtarja e njohur Ertila Koka ka kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me arkitektin Edgar Çupi i cili jeton në Itali. Në një ceremoni madhështore me më shumë se 300 të ftuar Ertila dhe Edgari kanë dhuruar për të ftuarit një mbrëmje fantastike, shkruan opinion.al
E veshur me një fustan princeshe Ertila Koka u duk tepër në formë dhe kërceu gjatë gjithë mbrëmjes. Mes të ftuarve kishte edhe disa figura të njohura nga bota e show-bizit shqiptar. Këngëtarja e muzikës popullore Maya ka qënë ajo që ka këduar gjatë mbrëmjes, e po ashtu zëra të tjerë i janë bashkuar si Eneda Tarifa dhe Erik Lloshi. Të ftuar të tjerë ishin edhe Erivin Kurti, Ermal Merdani etj. Ja disa foto nga ceremonia./Opinion.al