Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Mal të Zi ku mbahej Samiti i Kartës së Adriatikut. Ai ka përfituar nga rasti për të takuar në mënyrë të veçantë kryeministrin e Kroacisë Plenkoviç. Rama u shpreh se me të ka biseduar në lidhje me rastin e Ballist Morinës, i cili ndodhet i arrestuar në Kroaci, por rrezikon të ekstradohet drejt Serbisë.
Rama thotë se me Plenkoviçin u diskutua për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj çështjeje, që e cilëson.
“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në Facebook.