Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në vendin e quajtur Fushë Cukal, Vau i Dejës.
Sipas policisë i plagosur ka mbetur 50 – vjeçari me iniciale M. P. banues në fshatin Fushë Cukal, i cili po dërgohet në spitalin e Shkodrës.
Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Mbeten të paqarta rrethanat apo motivet e kësaj plagosjeje, ashtu sikurse autori i saj. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.