Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Donald është një makth. Kush dorëhiqet, rifiton lirinë

2017/07/30 at 1:19 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
The Donald është një makth. Kush dorëhiqet, rifiton lirinë

Michael Brendan Dougherty


Lajmi vjen në celularin tim me një dridhje. “Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqjen”. Nuk e njoh Sean Spicer-in, por nisa të qesh kur lexova lajmin. Më në fund! Sean Spicer ka shpëtuar, shëndoshë e mirë. E imagjinova duke dalë nga zyra e tij e vogël e shtypit, me pamjen e një njeriu që ka rifituar lirinë. Donald Trump është një shef që shkakton makth. Paaftësia e tij për të siguruar besnikërinë e mercenarëve të tij politikë, përmes fyerjeve dhe kërcënimeve, jo vetëm dobëson rolin e Shtëpisë së Bardhë: rrezikon vetë legjitimitetin e Administratës së tij. Mendoni për rastin e senatorit Jeff Sessions. Ai ka qenë mbështetësi i parë dhe më i rëndësishëm i Trump-it, në mesin e republikanëve. Por, kur refuzoi heqjen dorë nga hetimi për Rusinë, Trump-i e shprehu publikisht zemërimin e tij. Më pas, i telefonoi New York Times-it disa javë më vonë, për t’i thënë se nuk do ta kishte marrë fare Sessions-in, po ta dinte që do të kish vepruar kështu. Ky ishte shpërblimi që mori Sessions, për faktin që mbështeti Trump-in në mesin e debateve dhe sikleteve të mëdha. Sa i përket rolit të zëdhënësit, cilido që ka patur një rol në Shtëpinë e Bardhë të Trump-it në kontakt me publikun, e di që do të shndërrohet në një thes boksi, për karikaturistët dhe pjesën më të madhe të medias. Por Trump-i e ka bërë edhe më të keqe këtë detyrë, duke i shtuar poshtërime të tjera.

Puna e bërë nga Spicer dhe stili i tij personal janë tallur haptaz nga Trump-i, dhe këto tallje kanë mbërritur në media. Të vetmit njerëz që duket se përfitojnë nga fakti që kanë Trump-in si bos, janë të afërmit e tij. Dhëndrri Jared Kushner ka një rol diplomatik të një niveli absolut, me detyra që përfshijnë rreziqet kryesore ndaj Amerikës dhe paqen në Lindjen e Mesme. Ivanka Trump, ka marë pjesë në një mbledhje të G20 kur babai i saj u largua nga salla. Lidershipi i Trump-it si bos, ka krijuar një Shtëpi të Bardhë, e cila është bërë e famshme për rrjedhjen e lajmeve dhe demoralizimin. Pothuajse çdo lajm mbi atë çfarë nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundon në New York Times dhe Washington Post, verifikohet nga kaq shumë burime anonime pranë presidentit, saqë gazetarët i numërojnë me “dhjetëra”. Por efekti me të vërtetë i rrezikshëm, i paaftësisë së lidershipit të Trump-it, është se redukton gjithnjë e më shumë përpjekjet – edhe kështu të kompromentuara – të kësaj Administrate, për të marrë në punë personel, për pozicionet e veta më të larta. Po pengon qeverinë e tij që të marrë zotërimin e plotë të ekzekutivit. Përse dikush duhet të punojë për Trump-in? Asnjë njeri që është në rregull nga mendtë, nuk do i përgjigjej një oferte për punë që i bën reklamë prirjes së shefit për t’u zemëruar për hiçgjë, që të postojë në Tuiter kundër kolegëve, apo t’u thotë gazetave gjëra që dëmtojnë të punësuarit e vet. Askush nuk do i përgjigjej kësaj oferte, po të dinte që shefi ua vë gjithmonë fajin vartësve, dhe i merr të gjitha meritat për vete dhe për anëtarët e familjes së vet. Kështu, Shtëpisë së Bardhë të Trump-it i mungojnë njerëzit më të mirë dhe më të zotë, për të përballuar problemet e qeverisjes. Kjo do të thotë më shumë gabime, që nga gafat e thjeshta diplomatike, deri tek vendimet strategjike.

Trump-i ka fituar votat. Me to, dhe me pak bonsens, do të kish qenë në gjendje të fitonte besnikërinë e një pjese të mirë të klasës politike dhe qeverisëse të vendit të tij. Por nuk e ka bërë. Dhe kjo i vendos kundërpalët e tij të huaja, në pozicionin e parehatshëm, ku t’u duhet të kenë të bëjnë me një president, që është në pushtet, por nuk ka fare kontroll mbi situatën.

Trump-i është një shef i dobët, në krye të një administrate të dobët. Sa kohë duhet, para se edhe vetë SHBA të shndërrohen në një fuqi të dobët? / Revista amerikane, National Review. Përgatiti: Bota.al



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Film i ri/ Charlize Theron në rolin e bjondes atomike

Film i ri/ Charlize Theron në rolin e bjondes atomike

Foto/ Ecnin me shpejtësi, 3 të rinj aksidentohen në Dhërmi

Foto/ Ecnin me shpejtësi, 3 të rinj aksidentohen në Dhërmi

Ankohen qytetarët: Televizioni i Kryeministrit na censuron fjalën

Ankohen qytetarët: Televizioni i Kryeministrit na censuron fjalën
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}