Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ndoqën nga DEA amerikane, ja si ranë në grackë 8 trafikantë shqiptarë

2017/07/25 at 5:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U ndoqën nga DEA amerikane, ja si ranë në grackë 8 trafikantë shqiptarë

Tetë persona do të gjykohen te Krimet e Rënda me akuzën se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal me 22 anëtarë, që ka tentuar të kryejë trafik droge mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Në prill të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policitë greke e maqedonase, finalizuan një operacion antidrogë në tri shtetet me 22 persona të arrestuar, shkruan ‘Panorama’.

Sipas hetimeve, organizatorë të linjës së trafikut nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë qenë shtetasit Gazmend Lleshanaku dhe Jorgo Dulla, të cilët janë mes tetë personave të dërguar në gjyq ditët e fundit në Tiranë.

Një numër prej 20 personash të tjerë janë vënë në pranga me akuzën se kanë bashkëpunuar dhe kanë qenë pjesë e rrjetit të drogës.

“Gjatë këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni-Greqi. Në aksionin e mbajtur në prill 2017, ku ranë në pranga anëtarët e grupit, është raportuar se kanë marrë pjesë edhe efektiva të DEA-s amerikane.

HETIMET

Në qershor 2016, në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës, janë arrestuar dy shtetas maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski. Ata kishin kontaktuar me Gazmend Lleshanakun nga Elbasani për të gjetur mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike nga

Shqipëria në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës. Lleshanaku kishte kontaktuar me bashkëpunë- torin e tij, Isak Alla, për të transportuar një ngarkesë narkotikësh deri në Përrenjas, ku do të takoheshin me dy shtetas maqedonas. Në makinë, Lleshanaku kishte edhe Gëzim Ballën e Jani Meçjan, të cilët, siç rezultoi nga hetimi, kanë pasur dijeni, por nuk kanë marrë pjesë në trafikim.

Pasi janë takuar me maqedonasit dhe i kanë treguar cilësinë e “mallit”, Isak Alla e ka dërguar lëndën narkotike në një shtëpi në Përrenjas. Maqedonasit, pasi kanë rënë dakord “me pazarin”, janë larguar drejt Maqedonisë, ndërkohë Lleshanaku, Alla dhe dy miqtë e tyre janë nisur për në Librazhd. Sapo kanë kaluar në territorin maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski janë arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e autoriteteve shqiptare.

DROGA ME PROVË

Në gusht 2016, Gazmend Lleshanaku ka angazhuar Aurel Toskën nga Pogradeci që të sigurojë një sasi droge, me qëllim për ta trafikuar drejt Maqedonisë. Toska e ka fshehur drogën poshtë një ure, në pritje të sinjalizimit nga ana e Lleshanakut për ta trafikuar drejt Maqedonisë (1 kg kanabis).

Kjo lëndë do t’i tregohej si “mostër” një shtetasi maqedonas, me të cilin ishte diskutuar paraprakisht që të krijohej një linjë trafiku narkotikësh. Sasia e drogës është zbuluar nga policia, ndërkohë Lleshanaku dhe Toska kanë shprehur shqetësimin se mund të kishin rënë në gjurmë të Policisë.

Pavarësisht këtyre “goditjeve” kundër grupit, aktiviteti i tyre ka vijuar edhe në një linjë tjetër, në bashkëpunim me Jorgo Dullën. Ky i fundit kishte krijuar një rrjet trafikimi Shqipëri-Greqi dhe lëndën narkotike e siguronte në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan etj. PANORAMA

 

 

Etiketa: trafiku i droges


Ju sugjerojmë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Para
Transferim rekord/ Arrihet marrëveshja, Mbappe te Real Madrid për 180 milion euro

Transferim rekord/ Arrihet marrëveshja, Mbappe te Real Madrid për 180 milion euro

Për një natë pasionante, ndiqni këto këshilla

Pse seksi dhe gjumi kombinohen mirë bashkë?!

I vendosën klauzolë 49 milion euro, kosovari jua sjell në majë të hundës gjermanëve

I vendosën klauzolë 49 milion euro, kosovari jua sjell në majë të hundës gjermanëve
















TE FUNDIT

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}